alta banka e manastirit reagon pas zhvillimeve ne serbi parate e klienteve jane te sigurta 6ae5bf2f8ae33

“Alta Banka” e Manastirit reagon pas zhvillimeve në Serbi: “Paratë e klientëve janë të sigurta”

October 31, 2026
1 minut lexim
alta

“ALTA Banka SHA Bitola” ka njoftuar se është likuide dhe vazhdon punën normalisht, pas zhvillimeve të fundit lidhur me ALTA Bankën në Serbi, së cilës iu hoq licenca e punës.
Nga banka theksojnë se ajo është person juridik i pavarur, i regjistruar në Maqedoninë e Veriut, që funksionon sipas legjislacionit vendor dhe është nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Bankës Popullore.
Të gjitha degët dhe bankomatet funksionojnë normalisht, ndërsa klientët kanë qasje të papenguar në paratë e tyre dhe mund t’i kryejnë të gjitha transaksionet bankare.
Banka thekson se zhvillimet në Serbi nuk nënkuptojnë ndryshim automatik të gjendjes së saj financiare apo statusit juridik në Maqedoninë e Veriut.
Gjithashtu, nga ALTA Banka rikujtojnë se depozitat e personave fizikë janë të siguruara përmes Fondit për Sigurimin e Depozitave, në përputhje me kushtet dhe kufijtë ligjorë.
Banka siguron klientët se nuk ka asnjë kufizim në përdorimin e shërbimeve bankare dhe se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e mjeteve dhe besimit të tyre.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

epstein dhe maxwell ne rezidencen mbreterore ne vitin 1999 policia skoceze heton viziten ne keshtjellen balmoral 6ae5bed76fdf1
Lajmi i mëparshëm

Epstein dhe Maxwell në rezidencën mbretërore në vitin 1999, policia skoceze heton vizitën në Kështjellën Balmoral

demi lovato sfidon kohen fansat mahniten nga pamja e saj pas nje dekade 6ae5bf3366661
Lajmi i radhës

Demi Lovato sfidon kohën, fansat mahniten nga pamja e saj pas një dekade

Të fundit nga

ShkoLartë