Alma Lama: Ministri i Kosovës paska shkaktuar incident diplomatik në Bruksel

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati, ka thënë se iu pamundësua përfaqësimi i Kosovës në konferencën e donatorëve të organizuar nga BE-ja në Bruksel, pasi organziatori kishte kërkuar që Kosova të paraqitej me fusnotë.

Konferenca e donatorëve është mbajtur për të mbledhur fonde për të ndihmuar qytetarët në Turqi e Siri që u goditën nga tërmetet shkatërruese. Ministri Murati, ka thënë se Kosova donte të kontribuonte, por kjo iu pamundësua për shkak të “çasjes jokorrekte të organizatorit”.

Por, veprimin e Muratit e ka quajtur “hipokrizi” ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, përcjell Bota sot.

“Një ministër i Kosovës paska shkaktuar incident diplomatik në Bruksel, pse Kosova prezantohet me fusnotë (BE nuk e njeh pavarësinë e Kosovës), ndërkohë që në Ohër kryeministri i tij u pajtua për autonomi për serbët, duke i mundësuar Beogradit pushtet të përjetshëm brenda Kosovës.

Hipokrizi!”, ka shkruar Lama, në një postim në Facebook./BS

Story i mëparshëm

Euro dhe dollari “nuk kanë ndërmend” të rriten, ja me sa këmbehen sot monedhat e huaja

Story i radhës

Kreu i Kinës Xi bisedon me Putinin në Kremlin

Të fundit nga