Kreu i Kinës Xi bisedon me Putinin në Kremlin

Presidenti i Kinës Xi po zhvillon bisedime në Rusi. Gjatë takimit në Krmelin Xi Jiping dhe Vladimir Putin vlerësuannjeri-tj etrin. Putin tha, se Kina mund të luajë një “rol konstruktiv” .

Rusia dhe Kina demonstrojnë unitet në kulmin e luftës kundër Ukrainës: Krerët e të dy vendeve, Vladimir Putin dhe Xi Jinping, në hapje të samitit në Moskë e cilësuan njeri-tjetrin si “mik i dashur”. Putini e priti mysafirin shtetëror në Kremlin dhe e felenderoi atë për qendrimin e ekuilibruar lidhur me gjendjen ndërkombëtare. Lufta në Ukrainë dhe plani kinez për ndërmjetësim mes dy vendeve do të jenë objekt i bisedimeve të tyre bilaterale, deklaroi Putin.

Kjo është vizita e parë e Xi në Moskë qysh prej gjashtë vjetësh. Kina deri tani është përpjekur të mbajë qendrim neutral lidhur me luftën asulmuese ruse në Ukrainë.

Xi falenderoi Putinin për mbështetjen që ai i ka dhënë Kinës. Duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale vitin e ardhshëm në Rusi, Xi tha, se është i bindur që populli e mbështet Putinin. Ky deklarim i Xi tërhoqi vëmendjen e mediave në Rusi, sepse deri tani Putin nuk është deklaruar nëse do të kandidojë. 70-vjeçari nuk reagoi ndaj fjalëve të Xi. Zgjedhjet janë planifikuar për në mars të vitit të ardhshëm. Kremlini përgënjeshtroi, që Xi të ketë thënë me këtë deklaratë, se Putin do të kandidojë. 

Në një artikull publikuar në Rusi për të përditshmen shtetërore “Rosiiskaja Gazeta” Xi shkruan, se të dy vendet janë të lidhura në konceptin e “miqësisë së përhershme dhe të bashkëpunimit me dobi reciproke”. Edhe Putin i vlerësoi marrëdhëniet bilaterale dhe e cilësoi Kinën si model. Ai tha, se ia ka pak zilinë Kinës me zhvillimin e shpejtë ekonomik gjatë dekadave të fundit.

Putin tregohet i gatshëm për bisedime

Përpara mbërritjes së Xi, presidenti Vladimir Putin vlerësoi gatishmërinë e Kinës për të luajtur “një rol konstruktiv” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. “Rusia është e hapur për zgjidhjen e krizës së Ukrainës me mjete diplomatike”, shkruan Putin në një artikull për gazetën kineze të popullit “Renmin Ribao”. Në atë ai megjithatë insisiton, që Kievi duhet të pranojë “realitetet e reja gjeopolitike” aneksimin e Krimesë më 2014 dhe katër rajonet ukrainase vitin e kaluar. Ultimatumet ndaj Rusisë tregojnë, se shkaktarët e krizës “janë larg këtyre realiteteve dhe nuk kanë interes të bëjnë përpjekje për një zgjidhje”, shton kreu i Kremlinit.

Putin në këtë artikull thekson gjithashtu rëndësinë e marrëdhënieve mes Moskës dhe Pekinit. Marrëdhëniet ruso-kineze janë në “kulmin e tyre” dhe më të mira se të gjitha aleancat politike dhe ushtarake gjatë Luftës së Ftohtë, shkruan Putin. Ndaj nënvizon ai, “ka pritshmëri të larta” nga biseda me Xi.

Xi theksoi “qendrimin objektiv dhe të paanshëm” të Pekinit lidhur me luftën në Ukrainë. Kina ndërmerr përpjekje aktive, për të mëbshtetur bisedimet e paqes dhe pajtimin, shkruan ai në artikullin për gazetën ruse “Rosijskaja Gazeta”. Ashtu si Putin edhe Xi u përbetua për një bashkëpunim të ngushtë ruso-kinez./DW

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Alma Lama: Ministri i Kosovës paska shkaktuar incident diplomatik në Bruksel

Story i radhës

Arsyet e vërteta pse partneri juaj mund t’ju ketë tradhtuar

Të fundit nga