alizoti akuzon bashen ben si ramiz alia me 91 me pankartat parti enver kjo gje me tmerron 6227d660a7083

Alizoti akuzon Bashën: Bën si Ramiz Alia më ’91 me pankartat “Parti-Enver”… Kjo gjë më tmerron

March 8, 2022
1 minut lexim

Deputeti i PD Tomor Alizoti deklaroi se kjo forcë është në krizë totale dhe zgjedhjet e 6 marsit e faktuan.

Ai bëri përgjegjës kryetarin Lulzim Basha për të cilin tha se duhet të dorëhiqet, duke e konsideruar madje psikik.

“Zgjidhja është dorëheqja. PD është në krizë totale, sepse nuk përfaqëson interesat e qytetarëve por të kryetarëve. Duhet të shkëputet nga koncepti stalinist dhe sot i ka ardhur finishi. Mua kjo gjë më tmerron: Si mund të dalësh të thuash fajin e kanë këta?

Po më kujton simptomat e ‘91 kur Ramiz Alia thoshte të dilnin me pankarata Parti- Enver për të ndryshuar kohën. Koha nuk ndryshohet”, tha Alizoti.

Më tej ai pohoi se tashmë deputetët e PD duhet të pozicionohem me qëndrim.

“Tani me Bashën nuk merrem më, sepse e konsideroj psikik. Ose e luan këtë rol, ose është i tillë. Pas shumë e shumë provash, që është i vetmi në univers që ka shumë shanse që provon dhe nuk fiton. Deputetët të lënë analizat, të shkëputen nga ai. Ne jemi në një krizë iracionale. Rrotullohemi gjithë kohës dhe nuk e shpjegojmë dot. Jemi në një f azë të marrësh, si ai që ka pirë 2 kg raki dhe thotë nuk kam pirë raki”, u shpreh Alizoti.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ferizaj sprove e veshtire per 2 korrikun 6227d65eaa696
Story i mëparshëm

Ferizaj, sprovë e vështirë për 2 Korrikun 

liverpooli peson humbje te rralle ne anfield nga interi ja notat e lojtareve 6227db7376f62
Story i radhës

Liverpooli pëson humbje të rrallë në “Anfield” nga Interi, ja notat e lojtarëve

Të fundit nga

ShkoLartë