Liverpooli pëson humbje të rrallë në “Anfield” nga Interi, ja notat e lojtarëve

Gjigandi anglez Liverpool ka arritur të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pavarësisht humbjes së sotme me rezultat 1:0 nga Interi, ku skuadra e Jurgen Klopp avancon tutje me rezultat të përgjithshëm 2:1 falë epërsisë prej 2:0 nga ndeshja e parë.

Lautaro Martinez shënoi një super gol për t’ia siguruar fitoren “Nerazzurëve” në këtë ndeshje, ndërkaq shpresat e Interit për “remontada” filluan të shuhen pas kartonit të kuq të sulmuesit Alexis Sanchez.

Në përgjithësi, “Të Kuqtë” krijuan më shumë shanse për gol gjatë ndeshjes, ku edhe e goditën shtyllën plot tre herë përmes Salah dhe Matip por që nuk ishin të mjaftueshme që Liverpooli ta barazonte rezultatin.

Ndërkaq, më poshtë i gjeni notat e lojtarëve të ndeshjes së sotme.

Notat e lojtarëve të Liverpoolit

Alisson (6/10), Alexander-Arnold (7/10), Joel Matip (7/10), Virgil Van Dijk (6/10), Robertson (5/10), Jones (6/10), Fabinho (7/10), Thiago (6/10), Salah (7/10), Jota (6/10), Mane (6/10). Zëvendësuesit: Keita (6/10), Henderson (7/10), Diaz (6/10)

Notat e lojtarëve të Interit

Handanovic (6/10), Milan Skriniar (7/10), De Vrij (6/10), Bastoni (6/10), Dumfires (6/10), Vidal (8/10), Brozovic (7/10), Calhanoglu (7/10), Perisic (6/10), Martinez (7/10), Sanchez (4/10). Zëvendësuesit: Danilo D’Ambrosio (6/10), Matteo Darmian (5/10), Gagliardini (6/10), Correa (5/10)

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Alizoti akuzon Bashën: Bën si Ramiz Alia më ’91 me pankartat “Parti-Enver”… Kjo gjë më tmerron

Story i radhës

Pas deklarimit për Mikelën, konkurrentja nga Kosova bën deklaratën e fortë për Erionin

Të fundit nga