Alimehmeti nxjerr përfundimet e CDC: Jeta e përditshme u dëmtua nga vendimet e ekzagjeruara, jo nga COVID

min lexim

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka bërë një përmbledhje të qëndrimeve të CDC duke theksuar se prej fillimit ka mbështetur parimet e vendimmarrjes individuale në raport me pandeminë, duke u bazuar mbi të drejtat dhe në analizat e bazuara në evidenca mjekësore.

Alimehmeti thekson se jeta e përditshme nuk u dëmtua nga COVID, por nga vendimet e ekzagjeruara politike të vendimmarrësve.

Ai shton se disa prej tyre morën vendime nga paditura, ndërsa disa të tjerë përdorën si pretekst pandeminë për të çuar përpara axhendat e tyre.

“Detyra e mjekut është të informojë në mënyrë korrekte komunitetin dhe pacientin, por jo t’i detyrojnë ata apo të marrë vendime për ta”, shkruan ai.

Statusi i plotë i Ilir Alimehmetit

“Nëse thua të vërtetën, nuk duhet të mbash mend çfarë ke thënë.”

Cit.: Mark Tëain

Dy vite e gjysëm iu deshën CDC që të kthehet tek e vërteta e mbështetur nga evidenca dhe që kemi diskutuar vazhdimisht.

Dy vite e gjysëm iu deshën CDC që të pranonte se duhet të mbështetemi mbi vendimet individuale.

Për dy vite e gjysëm kam mbështetur pa asnjë lëkundje apo mëdyshje parimet e vendimmarrjes individuale, duke u bazuar fillimisht mbi të drejtat dhe liritë kushtetuese dhe, më pas, duke u bazuar mbi analizat e bazuara mbi evidencat mjekësore.

Cilat janë ndryshimet madhore të bëra nga CDC më 11 gusht 2022?

Të ekspozuarit ndaj virusit nuk ka pse të karantinohen!

(Por vetëm pasi mbyllën krejt shtetet me dëme madhore sociale dhe ekonomike)

Për të pavaksinuarit jepen të njëjtat udhëzime si të vaksinuarit.

(Por vetëm pasi detyruan gjysmën e globit për t’u vaksinuar nëse donin të studionin, punonin, udhëtonin, etj.)

Nxënësit mund të qëndrojnë në klasë edhe nëse janë ekspozuar ndaj virusit.

(Por vetëm pasi detyruan fëmijët të masin temperaturën dhe të bëjnë teste të panevojshme dhe pasi detyruan prindërit të plotësojnë formularë të pakuptimtë apo të linin ditët e punës për të mbajtur fëmijët kot në shtëpi, pa llogaritur koston madhore te prapambetjes arsimore.)

Nuk rekomandohet më që të depistohen personat pa simptoma.

(Por vetëm pasi u harxhuan miliarda në testime dhe pajisje të kota si termometra apo tunele dizinfektimi, dhe vetëm pasi u humbën masivisht arritjet ekonomike, sociale dhe kulturore në shkallë globale.)

Burimi zyrtar i CDC, Dr. Greta Massetti deklaron:

“Ky udhëzues pranon se pandemia nuk ka mbaruar, por gjithsesi na ndihmon që COVID-19 të mos na dëmtojë më rëndë jetën tonë të përditshme.

E dimë që COVID-19 nuk do të largohet.”

Vetëm një korrigjim do të bëja:

Jeta e përditshme nuk u dëmtua nga COVID-19, por nga vendimet e ekzagjeruara politike të vendimmarrësve.

Disa prej këtyre vendimmarrësve i morën këto vendime nga padituria naive (se nuk dua të pranoj injorancën), por disa prej tyre thjesht e përdorën si pretekst pandeminë, për të çuar përpara axhendat e tyre.

Si përfundim:

Detyra e mjekut është të informojë në mënyrë korrekte komunitetin dhe pacientin, por jo t’i detyrojnë ata apo të marrë vendime për ta!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Guardiola: E dua Silvan në City 100%, ai është special

Story i radhës

LSDM: Marrëveshja e Ohrit solli paqen dhe hapi dyert për integrimin evropian të vendit

Të fundit nga