Aleksandër Vuçiq, nuk zihet në zgripc, po vepron me dredhi

October 18, 2022
min lexim

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sikur nuk zihët lehtë në zgripc, sepse po vepron me dredhitë e «rruspijave» herë me Evropën, duke u përkëdhelur e përqafuar, por nuk i ndahet dashurisë së vjetër, duke i shërbyer Rusisë, në gjitha mënyrat, herë para e herë mbrapa, e cila duke e luajtur rolin e lavires në mes njërës dhe tjetres, prej ku lind dyshimi se është vështirë me i zënë besë, dhe me rrolin e saj në këtë mënyrë është larg një marrëveshjeje të paqes në mes Kosovës dhe Serbisë, një imazh, që nuk garanton stabilitet dhe as paqë në Ballkan.

Shqiptarët sikur kurrnjëherë nuk janë të barazuar me të drejtat e tyre sikur popujt tjerët në Evropë, dhe tani Kosova, si shtet i pavarur dhe me shqiptarët si shumicë, sikur po detyrohet të tregojnë vullnetin e tyre përmanent dhe me përgjegjësi të lartë me respektin ndaj pakicave, posaqërisht ndaj serbëve të Kosovës, në mënyrë që të përmbushin kushtet e marrëveshjeve ndaj Serbisë, duke mos i llogaritur fare hipotekat e krimeve ndaj popullit shqiptarë nga kriminelët serb.

Akoma nuk e kemi të qartë se në cilën kohë jetojmë sot, apo në kohën kur vetëm Serbia po bënë aq përpjekje që t’i afrohet Evropës, me qarkullimin e lirë të njerëzve, të mallrave dhe tregut të lirë ekonomik e politik, ndërsa Kosovës i mbyllen këto rrugë, përshkak të dyfishimit të kushteve dhe obligimeve që jep statusi i Evropës, për liberalizimin e vizave, një problem që po i kushton shumë këtij populli dhe vendi.

Një politikë e tillë e BE-së, që shqiptarët e Kosovës, të lihen anash në këtë mënyrë, një popull që nuk është kundër asnjë populli dhe rajoni, të cilët gjithmonë ishin si promovues të paqes dhe stabilitetit rajonal, përkundrazi ata që e ndezën fitilin e luftës dhe e detyruan NATO-n, të intervenojë, për ta ndaluar krimin dhe gjenocidin ndaj popujve të pafajshëm, në një mënyrë në vend të ndëshkimit, ata janë të lirë dhe nuk ndalen, duke promovuar dhe nxitë luftëra të tilla edhe sot.

Diplomacia dhe politika serbe akoma nuk e ka ndryshuar rrugën e mentalitetit të së kaluarës kundër popullit shqiptarë, e cila nuk pushon me mekanizmat e saj shofeniste antishqiptare, duke investuar dhe angazhuar njerëz në gjitha vendet e ndryshme të botës, për të mos e njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Serbia, përvec dëmëve njerëzore dhe materiale që i shkaktoi Kosovës, janë edhe mijëra kufoma të shqiptarëve të pagjetur, që i ka ekzekutuar dhe i ka marrë më vete, duke i fshehur gjatë luftës në teritoret e veta, për t’i humbur gjurmët e krimit, e cila është përgjegjëse për t’i gjetur dhe kthyer sa më parë në atdheun dhe familjet e tyre.

Serbija, nuk ka obligim ta njoh shtetin e pavarur të Kosovës, por ka obligim të domosdoshëm të zgjidhë shumë cështje kyqe dhe t’i kryejë shumë obligime ndaj popullit shqiptar të Kosovës, poashtu të heq dorë dhe nga veriu i Mitrovicës, sepse prej këtij këndi po bartet rreziku i një synimi për të ndarë Kosovën, që ka gjasa për të nxitë një konflikt apo luftë të re në Ballkan.

Prandaj, vet BE-ja, po i shkel parimet dhe ligjet e veta për integrimin e popujve, posaqërisht të shqiptarëve, duke ia zgjatë kohën Shqipërisë, për t’u anëtarësuar në familjen evropiane, ndërsa Kosovën, e izolon në një mënyrë, duke mos ia dhënë liberalizim e vizave, prandaj sikur gjendja jonë ka nevojë për qartësi se pse po i mohohet kjo e drejtë njerëzore nga vetë BE-ja.

E vërtetë se Serbia, po i shfrytëzon edhe anët tona negative, të cilat janë shumë evidente në zemrën e shoqërisë kosovare, nga ndasitë e partive politike, posaqërisht nga politikat e opozitës së sotme, që nuk e shpiejnë Kosovën para, por e degradojnë me vetshkatërrimin iracional ekonomik dhe politik.

Kosova ka nevojë të përkrahet nga BE-ja, dhe fuqitë e mëdha ndërkombëtare, posaqërisht nga SHBA-të, ka nevojë të përkrahet në çdo aspekt, por për Kosovën duhet të punojë më shumë vetë Kosova dhe udhëheqja e saj me politikat e përbashkëta dhe pa dallime partiake, që të përforcojë zhvillimin politik, ekonomik e strategjik të këtij shteti.

Poashtu ka nevojë të bëjë reforma të reja e të nevojshme në veqanti në shëndetësi dhe arsim, si dhe tërheqjen e investitorëve të huaj e të vendit, dhe në këtë rast nuk duhet ti kundërvihëmi interpretimëve dhe politikave që qojnë në revolta dhe urrejtje, por politikave që zbatohen në emër të interesave të popullit të Kosovës, dhe njerëzit që kanë dëshmuar me veprat e tyre se janë intelektual dhe politikan të mirëfilltë që të vëhen në krye të Isntitucionëve.

Nëse vazhdohet me praktikat e vjetra, që të zgjedhët ai i cili e ka krahun më të fortë, sërish Kosova dhe populli i saj do të vuan edhe nga shumë pasoja të tjera, por për hir të këtij populli të shumëvuajtur dhe për hir të dinjitetit historik dhe gjakut të dëshmoreve të lirisë, të ndërpresim hovin dhe politikat e pa sinqerta ndaj këtij populli dhe këtij vendi, sepse ky shtet nuk e meriton sot të numërojë në vend, kur i ka të gjitha resurset e veta të mundshme për një qeverisje dhe zhvillim politik dhe ekonomik dhe për ta kthyer besimin e popullit dhe për të qenë shembull i sukseseve më të mira në vend dhe rajon.

Prandaj, Bashkësia Evropiane, dhe SHBA-të, e kanë pjesën e tyre të barrës, që Kosovën e kanë nxjerrë njëherë prej robërisë nga Serbia, por nuk e kanë vendosë akoma në binarët e saj të duhur, sepse në ato binarë që duhet të ecën Kosova, janë të minuara akoma nga politikat dhe udhëheqja e pa ndryshuar e Serbisë së sotme në krye me Vuçiqin.

Mirëpo, nëse i referohemi vetëm politikave të Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit, dhe me dredhitë e kësaj politike të presim apo ta ngushëllojmë të ardhmën tonë, duke pritë ndryshimin e politikave të tilla, një fat dhe fund do ta dinte vetëm zoti, se çka do bëhët me të ardhmën e Kosovës, por duhet marrë parasysh thelbin kryesor dhe të provojmë që mos të luajmë ne vetë me fatin tonë, sikur po vepron sot opozita e sotme, duke vepruar me të njëjtin kurs të dredhive të «rruspijave» politike, kjo nuk i falet askujna dhe asgjë nuk mund ta fshijë nga historia e tradhëtisë atdhetare e kombëtare.

Është vështirë të zihët në zgripc Aleksandër Vuçiqi, sepse ky lloj politikani është pasardhës i politikave të Millosheviqit, dhe i njëjti sot po vepron me dredhitë e «rruspijave», dhe lë përshtypjen se nuk është në favor të stabilitetit dhe paqes, jo vetëm me shqiptarët e Kosovës, por për tërë rajonin, dhe kjo sëmundje nuk do të kurohet ndonjëherë tek populli serb pa një ndryshim rrënjësor dhe reformim të një shoqërie të re demokratike në Serbi.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Windows 11 po dëmton rëndë performancën në lojëra për procesorët Ryzen 7000

Story i radhës

(VIDEO) Zaev: Nuk kthehem në politikë, nuk kandidoj për president?!

Të fundit nga

ShkoLartë