Windows 11 po dëmton rëndë performancën në lojëra për procesorët Ryzen 7000

Lajme të këqija për AMD ndërsa procesorët e segmentit të lartë përfshirë flagshipin Ryzen 9 7950X shohin një reduktim performance në Windows 11.

Është një funksionalitet i quajtur “Thread Scheduler” i cili përcakton se cilat bërthama të procesorit duhet të kryejnë detyra të caktuar.

Normalisht kjo duhet të përmirësojë performancë por për procesorët e fundit Ryzen po bën e kundërtën dhe kjo ndodh për shkak të dizajnit me “Chiplet” që procesorët me më shumë se 8 bërthama të AMD përdorin.

Konkretisht 16 bërthamat e Ryzen 9 7950X janë të ndara në dy CCD (Core Chiplet Die) të cilat komunikojnë me njëra-tjetrën përmes Infinity Fabric.

Krahasuar me Ryzen 7 7700X e cila ka 8 bërthama dhe si rezultat vetëm një CCD, performanca në disa lojëra goditet me deri në 30%. Çaktivizimi i CCD së dytë adreson performancën me lojërat, por i bie që keni blerë një procesor me 16 bërthama për të përdorur vetëm 8 prej tyre.

Ryzen 5 7600X dhe Ryzen 7 7700X janë dy procesorët që performojnë më mirë në lojëra për shkak të konfigurimit me vetëm një CCD dhe 6 dhe 8 bërthama respektivisht.

Testimet janë publikuar nga përdoruesi CapFramX në rrjetin social Twitter dhe provojnë goditjen që modelet e rangut të lartë 7900X dhe 7950X marrin për shkak të konfigurimit me dy CCD.

Intel aktualisht përdor dizajn monolitik, që do të thotë se bërthama e procesorëve nuk ndahen në pllaka të ndryshme silikoni, por aplikohen në një të vetme.

Me dizajnin “Chiplet” AMD arrin të prodhojë procesorë me kosto më të ulët duke qenë se përdor pllakat e silikonit të cilat nuk kanë pasur rezultatet e duhura gjatë prodhimit. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sa gram sheqer duhet të hani ekzaktësisht në ditë, për të mos patur asnjë problem shëndetësor

Story i radhës

Aleksandër Vuçiq, nuk zihet në zgripc, po vepron me dredhi

Të fundit nga