Albini po e mban fjalën, po i çon hajnat në burg

Nevoja për reforma në digasterët kryesore të vendit janë të rëndësishme, duke qenë se mbi 20 vjet ka qenë anarki kudo. Edhe policia si institucion i besuar nga qytetarët, nuk i ka shpëtuar keqpërdorimeve të cilat kanë ndikuar që krimi të ketë ndihmën edhe të shtetit. Nisur nga kjo, gjatë ditës së hënë janë arrestuar mbi 50 zyrtarë nga Policia e Kosovës, të cilët ishin përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale të veprës penale të “marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Në mesin e tyre kishte edhe zyrtarw doganorë, të cilët dyshohen për korrupsion e keqpërdorim detyre. Konkretisht, këto hetime kishin nisur një vit më parë, ishin kundër 68 personave. Gjatë ditës në pikat kufitare “Qafë Prushë” dhe “Qafë Morinë” janë arrestuar 50 prej tyre, ndërkaq 18 prej tyre ndodhen në arrati, siç ka raportuar gjatë ditës sotme gazeta “ Bota Sot”.

Ky është hap i madh në luftën kundër korrupsionit që ka prekur të gjitha segmentet e shoqërisë, duke u bërë problem edhe për liberalizim të vizave. Skepticizmi i disa vendeve për liberalizim të vizave lidhet pikërisht me korrupsionin në nivele të larta të shtetit, e të cilat deri tani nuk janë luftuar, përkundrazi janë ndihmuar nga ata që duhet të luftoheshin. Me gjithë qëllimin e mirë, jam pak skeptik se do të ketë dënime të merituar për të gjithë dallaveret që kanë bërë, dihet mirëfilli se shumë policë kanë bërë tregti me serbët në veri për favore personale.

Është për t’u përgëzuar aksionin i sotëm, derisa shqetësuese mbetet drejtësia, aty ku duhet të bëhen reformat e para dhe më të thella. Derisa s`ka drejtësi të shëndosh, të paanshme dhe krejtësisht të pavarur, vështirë të besohet. Ka ndodhur shumë raste kur janë arrestuar njerëz me pozita të ndryshme dhe janë liruar, në fund janë shpallur fajtorë, disa edhe kanë përfituar nga shteti dëm-shpërblim. Në kwtë kuptim, s`ka pse të gëzohemi shumë kur dihet se drejtësia është e kapur, pa drejtësi të pavarur dhe të paanshme, gjithë ditën le të arrestohen kur në fund prokuroria i liron.

Kështu ka ndodhur deri tani, kjo më bën skeptik dhe mos të ekzaltohem shumë nga arrestimet e sotme, të nevojshme dhe nevojën e kohës për të luftuar krimin që ka lëshuar rrënjë në të gjitha sferat e shoqërisë. Më e llahtarshme pesha e korrupsionit bëhet aty ku duhet të jetë pengesa, në policinë, institucionin në të cilin korrupsioni duhet të kishte pranga, jo derën hapur. Si përfundim, aksioni i sotëm sado që është i nevojshëm dhe i mirëpritur, lë vend për skepticizëm përderisa në sistemin e drejtësisë nuk bëhet vetting, reforma të thella.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA e sheh Putinin si të zemëruar, të irrituar dhe të prirur për të përshkallëzuar luftën

Story i radhës

Si po rekruton Rusia mercenarë për luftën në Ukrainë?

Të fundit nga