Albin Kurti në SHBA e kreu vizitën e vet, opozita në Kosovë nga xhelozia po pëlcet

May 25, 2022
min lexim

Albin Kurti- Kryeministri i Kosovës gjatë vizitës 18 ditore në SHBA e dëshmoi suksesin , intelektualitetin dhe zotësinë si Kryeministër i Kosovës, duke e përfaqësuar denjësisht shtetin e Kosovës.

Me vetë faktin se ai shkoi në Amerikë që ta sheh Amerikën për të mirë të Kosovës, dhe jo si paraardhësit e tij në 21 vitet e lirisë dhe pavarësisë, që e vizitonin vetëm Shtëpinë e Bardhë dhe nuk e shihnin fare Amerikën dhe mërgatën tonë, duke i sjellur dëme të mëdha Kosovës.

Takimet e Albin Kurtit me këshilltarin e pare të Joe Bidenit, me kongresmenë dhe guvernatorë, duke ua shpjeguar strategjinë e Qeverisë së tanishme në Kosovë, në luftimin e korrupsionit, të kontrabandës dhe të krimit të organizuar, në reformimin e drejtësisë, në artikulimin e mbrojtjes së të drejtës dhe të vërtetës për Kosovën karshi Serbisë kriminale që kreu agresion gjenocidal në Kosovë, ligjëratat dhe debatet e hapura me studentë të universitetit, takimet produktive me përfaqësues të korporatave të fuqishme amerikane dhe shqiptaro-amerikane, duke ua shpjeguar në hollësi potencialet investuese në Kosovë, flasin qartë për fuqinë intelektuale, diplomatike dhe udhëheqëse të kryeministrit Albin Kurti, aftësi që nuk i ka patur asnjë udhëheqës I Kosovës në 21 vitet e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës.

Fushata përplot me energji negative që e tregoi opozita në Kosovë gjatë vizitës së kryeministrit Albin Kurti në SHBA dhe pas përfundimit të kësaj vizite, tregon xhelozinë e saj opozitare dëshpëruese, karshi aftësisë dhe përkushtimit të Kryeministrit Albin Kurti dhe të Qeverisë së tij për t’i dalë zot Kosovës para ndërkombëtarëve në të drejtën dhe të vërtetën e saj.

Paraardhësit e Albin Kurtit kishin për qëllim copëtimin e Kosovës

Hashim Thaçi, vizitat në SHBA i bënte me destinim vetëm Shtëpinë e Bardhë, por gjithnjë me gërshërët e tij të mprehta në xhep, me tradhtinë, pafytyrësinë dhe servilitetin në zemër, për ta copëtuar Kosovën në favor të Serbisë kriminale.

Avdullah Hoti- ish Kryeministri i Kosovës, e vizitoi Shtëpinë e Bardhë, vetëm për t’i shërbyer si kukull fushatës së Donald Trumpit për tu bërë edhe njëherë president i SHBA-ve.

Avdullah Hoti- ish kryeministri i Kosovës më 20 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në prani të Donald Trumpit, e nënshkruajti marrëveshjen Kosovë- Serbi të dëmshme për Kosovën, të përgatitur nga pro serbët Jon Bolton, Matheë Palmer dhe Richard Grenell, ku donin që edhe Liqenin e Ujmanit ta pagëzojnë liqeni “Donald Trump”, me synime të dëmshme për Kosovën dhe të favorshme për Serbinë Kriminale.

Vlora Çitaku ish-ambasadore e Kosovës në SHBA, me siguri e ka vizituar Shtëpinë e Bardhë, por që në bashkëpunim me Hashim Thaçin, Edi Ramën, Baton Haxhiun, Jon Boltonin, Matheë Palmerin e Richard Grenelin, si edhe në bashkëveprim me kriminelin Aleksandër Vuçiq, ishte pjesëmarrëse në hartimin e planit famëkeq për copëtimin e Kosovës në favor të Serbisë kriminale.

Këtë tradhti të Vlora Çitakut ndaj Kosovës e dëshmoi Sabina Çudiq ish-ambasadorja e Bosnjë dhe Hercegovinës në SHBA.

Albin Kurti do ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë dinjitetshëm

Albin Kurti kësaj radhe i vizitoi SHBA-të ku u takua me Këshilltarin e pare të Joe Bidenit- Presidentit të SHBA-ve duke nënshkruar edhe marrëveshjen me MCC, ku u takua me guvernatorë dhe udhëheqës të korporatave të fuqishme në SHBA, me universitete, profesorë dhe studentë, me kongresmenë në SHBA, dhe me mërgatën tonë në SHBA për t’i informuar me të arriturat dhe strategjinë e Kosovës me qeverisjen e tij, si edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe të investimeve me leverdi të ndërsjellë.

Mungesën e vizitës së Albin Kurtit në Shtëpinë e Bardhë, të cilën opozita mjerane në Kosovë po mundohet ta shfrytëzojë për politikë ditore, Albin Kurti do ta realizojë në një kohë më të favorshme për Kosovën.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij janë pothuajse në kontakte të përditshme me ambasadën e SHBA-ve në Kosovë.

Të gjithë ata që i ndjekim zhvillimet gjeostrategjike aktuale, e kanë të qartë se Albin Kurti po ta vizitonte Shtëpinë e Bardhë, apo po të takohej me Gabriel Eskobarin ose ndonjë funksionar tjetër të lartë të SHBA-ve, do të ballafaqohej me kërkesën për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, me kërkesën për të gjetur një kompromis me Serbinë kriminale, me kërkesën për themelimin e Asociacionit të komunave serbe, me kërkesën për dhënien e padrejtë Manastirit të Deçanit tërë ato hektarë tokë kosovare.

Serbët janë mbeturinë e hordhive të egra të ardhur nga Karpatet

Serbia kriminale dhe këta serbë kriminelë që janë mbeturinë e hordhive të egra të ardhura nga Karpatet në Ballkan në shekullin e 6-të, nuk e sollën Kosovën dhe trojet e tjera shqiptare nga Karpatet, nuk e sollën me vete as Ballkanin, nuk i sollën me vete as kishat, manastiret dhe patrikanat për të cilat pretendojnë se janë serbe, por këto objekte kulti fillimisht kanë qenë objekte të krishtera shqiptare që i kanë ndërtuar shqiptarët në tokën shqiptare, por Serbia me okupimin e Kosovës së këtyre objekteve të krishtera shqiptare ua ka ndryshuar pamjen dhe i ka përvetësuar, për çka ekzistojnë dëshmi dhe fotografi.

E vërteta është se serbët janë okupuesit më të mëdhenj të trojeve shqiptare që shtriheshin gjer përtej Nishi, nëpërmjet gjenocideve të njëpasnjëshme shekullore ndaj shqiptarëve, duke i vrarë, masakruar dhe dëbuar shqiptarët për t’i shtrirë kufijtë e Serbisë kriminale në trojet stërgjyshërerë shqiptare.

Shqiptarët e Kosovës dhe mbarë shqiptarët e kanë më se të domosdoshme forcimin e partneritetit me SHBA-të, por nuk duhet harruar e nënçmuar edhe nevojat e SHBA-ve për Kosovën dhe mbarë shqiptarët, sepse shqiptarët janë kombi më besnik ndaj SHBA-ve.

Shqiptarët e Kosovës dhe mbarë shqiptarët me shqetësim të madh janë duke e ndjekur përkëdheljen që i bëhet Serbisë kriminale qoftë nga SHBA-të qoftë nga BE-ja, duke i vendosur Kosovën viktimë në një rrafsh me Serbinë agresore gjenocidale.

Shqiptarët e Kosovës dhe mbarë shqiptarët me shqetësim të madh janë duke e ndjekur tolerimin që ia bëjnë SHBA-të dhe BE-ja Serbisë kriminale edhe në aktualitetin e sotëm, kur Serbia kriminale po armatoset nga Rusia e Kina, kur në vazhdimësi e kërcënon Kosovën dhe paqen në Ballkan, kur Serbia kriminale nuk po e përfill fare kërkesën e SHBA-ve dhe të BE-së që t’i vendosën sanksione Rusisë Kriminale për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë, kur në Beograd hapur protestohet në mbështetje të agresionit të Rusisë në Ukrainë, kur në këto protesta në Beograd këndohen himnet e Serbisë dhe të Rusisë dhe ku serbët brohorasin “Serbët dhe rusët janë vëllezër të përjetshëm”, “Jo NATO”, “Kosova është Serbi dhe Ukraina është Rusi”, dhe kur Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiiq dhe Aleksandër Vulin në vazhdimësi deklarojnë se, “Serbinë nuk do ta udhëheqin drejt Perëndimit, por në rrugën serbe, që nënkupton drejt Rusisë”.

SHBA-të dhe BE-ja ende nuk duan ta kuptojnë se Serbia kriminale merr vesh vetëm me gjuhën e forcës.

Deklarata e Albin Kurtit pas vizitës në SHBA

Albin Kurti pas vizitës së tij në SHBA deklaroi:, “Vizita e ime në SHBA ishte mjaft e frytshme dhe vizitën time e përmbylla me një serë takimesh në Massachusetss, Connecticut dhe Rhode Island.

Isha mysafir i Word Affairs Forum me seli në Syans Ford të Connecticut, ku organizohen debate publike bashkë me liderë, diplomatë, ekonomistë dhe nobelistë për tema globale, të cilat kanë rol të rëndësishëm në SHBA. Unë fola për qëllimet e vizitës sime që janë nxitja e interesit për investime në Kosovë dhe për avancimin e bashkëpunimit me qeverinë amerikane në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë…

Në Yonkers të Nju Jorkut bëra homazhe te varret e tre vëllezërve Bytyqi, me premtimin se ne Republika e Kosovës, nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari që urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e Agronit, Mehmetit dhe Yllit dhe të gjithë të vrarëve tjerë që i vrau Serbia, të zbulohen dhe të dalin para drejtësisë”, deklaroi ndër të tjera Kryeministri Albin Kurti.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​SHBA i jep Shqipërisë 17 milionë dollarë për rritur fuqinë mbrojtëse

Story i radhës

Ofrojnë deri në 2000 euro, tifozët dalin në rrugët e Tiranës me tufa parash në duar

Të fundit nga

ShkoLartë