Kohët e fundit doli në publikun e gjerë lista me shpenzimet e deputetëvë, si të pozitës ashtu edhe të opozitës, të cilët kanë keqpërdorur buxhetin në mënyrë bizare për egot e tyre.
Nga kjo listë 6 deputët ishin në VV, 1 i Listës Guxo, pastaj 2 të AAK, 2 të PDK dhe 1 i LDK-së. Nga kjo listë të cilës i prinë deputeti i AAK-së, Pal Lekaj i cili po del të jetë milioner. Ai mori 870 euro për derivatet e udhëtimeve të tij për në Kuvend derisa në bazë të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit për vitin 2021, Lekaj ka të deklaruar një pasuri prej afro 2 milionë euro apo saktësisht 1,931.195 euro.
Deputeti ka të deklaruar automjetin personal të tipit BMË 525 F10 në vlerë prej 12,000 euro. Por edhe tre vetura të tjera të gruas dhe fëmijëve që kapin vlerën 47,300 euro. Derisa pasuri të paluajtshme, Lekaj ka të deklaruar, shtëpi tokë dhe banesë. E detyrime financiare ndaj bankave ai i ka 75.000 euro.
E menjëherë pas tij me pasurinë e tij jo të vogël qëndron deputeti i LVV-së, Gramos Agusholli, i cili mori 630 euro nga buxheti i shtetit për derivate, derisa në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, ai posedon të mira materiale në vlerë prej 1 milion e 461 mijë euro.
Në bazë të kësaj që kemi parë këtë javë, deputetët nuk kanë në vëmendje interesin e qytetarëve, mirëpo të tyre. Pavarësisht se disa u arsyetuan se një vendim i tij për kompenzime të derivative ishte bërë qysh në kohën kur Jakup Krasniqi ishte kryetar kuvendi, e disa të tjerë u munduan të arsyetohen me veprime të ndryshme, asgjë nuk e përligj veprimin e tyre në dëmë të qytetarëvë të vendit.
Edhe më skandaloze e bën fakti se disa që jetonin në Prishtinë, ishin dekluara se udhëtonin nga qytete të tjera vetëm për të përfituar materialisht.
Tanimë gjërat janë këto që janë, duhet urgjentisht të ndryshohet vendimi apo rregullorja që përcakton benefitet për deputet, e të cilat për njëvend të varfur si Kosova janë të tepërta.
Është e papranueshme pse deputet dueht të paguhen për pjesmarrje në seanceë apo komisione, është njësoj si të paguash një mësues ekstra për ditët që shkon në shkollë. Deputetët edhe ashtu i kanë pagat e larta, nuk duhet asnjë cent më shumë të përfitojnë, e kanë obligim për të marrë pjesë në senca, për atë edhe paguhen, jo edhe tu shtohen benefitet për udhëtim, dreka e takime.
Nëse ish qeveritë e mëparshme, po flas për mazhorancat e kaluara, nuk e kanë bërë një gjë të tillë, VV me Albin Kurtin e kanë obligim që ta bëjnë një gjë të tillë pasi janë zotuar për kursim.
Nuk më bind fakti se deputetët e VV kanë kthyer paratë, nuk është dashur t’i marrin fare. Të gjithë ata deputetë, nga të gjitha partitë politike, që kanë përfituar për derivate duke mashtruar, të kërkojnë falje si gjëja më e vogël që mund të bëjnë, ndërsa qytetarët të tillë deputetë më mos t’i votojnë, nuk meritojnë votën.
Megjithatë, deputetë të pandërgjegjshëm ka dhe do të ketë, kështu që duhet me vendim ose rregullore të heqin benefitet e tilla luksi, derisa gjendja e qytetarëvë po rëndoeht dita ditës, edhe si shkak i Covid, pa hequr këtu edhe varfërinë e madhe të cilën e mbollën ish qeveritë e kaluara.