Albi Nako flet për aferat seksuale në këmbim të një vendi pune: Edhe mund të jenë vetëofruar, por…

Ish-banori i “Big brother VIP”, Albi Nako, i nxitur nga deklarata e bujshme e Egla Cenos në BBV, se është ngacmuar seksualisht nga Saimir Kodra vite më parë kur kishte kërkuar një vend pune në “Top Albania Radio”, ka folur për eksperiencat e tij lidhur me situata të tilla.

I ftuar në programit “E Diell”, Albi ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ai ka pasur raste kur të tjerët i kanë kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

Koreografi i njohur ka theksuar se nuk është ndjerë aspak mirë në të tilla situata, ndërsa shtoi se kanë qenë raste shumë të rralla.

“Unë nuk kam nevojë të ia luaj njerëzve, aq më pak duke spekuluar mbi punën time, sepse ndonjëherë, bazuar edhe në përvojën e së shkuarës, njerëzit edhe mund të jenë vetëofruar. Por mund të ketë qenë në raste shumë të rralla.

Nuk mund të ndjehesh aspak mirë dhe aspak superiorë kur njerëzit të ofrohen në këmbim të diçkaje. Punë është të ofrohen për atë që ti je si njeri dhe si mendje. Kur ti ke një punë, pozicion është e njëjtë sikur të kesh pra dhe të kesh gjëra për t’i ofruar. Nuk mund të ndjehesh aspak mirë”, shpreh ai.

Deklarata e Egla Cenos

Gjatë qendrimit në Big Brother, Egla Ceno ka rrëfyer historinë e saj që i ka ndodhur gjatë kohës kur ishte studente.

“Puna nuk mbaron, do të marrin në punë tjetër nuk do jesh ti e dëmtuara se nuk ke bërë asgjë të keqe. I the një derri m’u hiq qafe, e the me vend dhe në vendin e duhur. Ishte një zotëri tjetër që kishte një radio s’po ja them emrin se nuk ekziston më. Unë hyra atje dhe punova, po në radio si zonjë. Më ka trajtuar me një rrogë fantastike në atë periudhë nuk e di si ta merrja. Isha “Happy”, paguaja qiranë, haja ndonjë darkë jashtë.

Por duhet të them gjërat vijnë. Nuk duhet të dalin më me zë dhe figurë në ekran, ma kanë bërë mua, ja kanë bërë shumë të tjerave pas meje, ndoshta e bën akoma dhe ti del në ekran me emër. Po moj, Kodra ka qenë, ai që bën atë gjënë programin. Se nuk e kam fare problem, ai ka qenë. Zero, se kam fare problem ta them. Duhet me dalë me emra të përveçëm se ndryshe je duke bërë “ham, ham” kot.

Reagimi i Saimir Kodrës pas deklaratave të Eglës:

Moderatori Saimir Kodra paralejmeroi se do padisë për shpifje aktoren Egla Ceno. Kodra gjate emisionit Stop qe drejton bashke me Gentian Zenelajn, eshte shprehur se Egla Ceno duhet te vertetoje ne gjykata akuzat qe ka ngritur ndaj tij, duke i cilesuar ato si shpifje.

“Do të bëj një reagim të shkurtër, se zonja që ka bërë deklaratën ka kaluar kompetencat duke përmendur një person që nuk është aty. Aty zihen për flokësh, shahen pse më përmend babën që është jashtë. E vetmja përgjigje kësaj aktore të dobët, e këtij skenari po aq të dobët të ndërtuar do i përgjigjet ajo vetë në Gjykatë. Kjo deklaratë e saj është në Gjykatën Penale, ajo Ceno ka barrën e provës që të vërtetojë që këtu e 25 vite më parë i paskam kërkuar afera seksuale në këmbim të një vendi pune.

Kësaj zonjës dhe aktores së dobët, pas 25 vitesh i del detyra që ta vërtetojë në Gjykatë. Kam qenë dhe do të jem krah femrave që dhunohen, molestohen, me fakte dhe me prova si gjithmonë. Unë s’di të kem punuar ndonjëherë as shefi i burimeve njerëzore që të punësoja njerëz, as recepsionist. Kam qenë moderator i thjeshtë i një emisioni që quhej “Radio Mania”. Është vënë në mes dinjiteti njerëzor. Kjo është një çështje penale për zonjën, por edhe për televizionin ku ajo e ka thënë atë deklaratë.”- ka thene Saimir Kodra.

Story i mëparshëm

LDK reagon pas vdekjes së Triumf Feratit

Story i radhës

Istogu sipas planit

Të fundit nga