Alberina Berisha: Ndër dhjetë të mirat në Gjakovë, ky çmim me motivon shumë 

Komuna e Gjakovës si shumë komuna tjera në Kosovë, ka zgjedhur më të mirët për vitin 2021. 

Ndër dhjetë laureatët më të mirë është edhe Alberina Berisha, hendbolliste e Shqiponjës nga Gjakova. 
Berisha është krenare që është në mesin e dhjetë më të mira, duke pretenduar që të arrijë suksese edhe më shumë në vitet e ardhshme. 

 “Ky çmim me motivon edhe më shumë sepse po vlerësohet mundi e djersa e sportisteve.

Të jesh në mes e dhjetë më të mirëve në Komunën e Gjakovës, për mu është një privilegj por edhe një përgjegjëse për të punuar edhe më shumë në të ardhmen.

Jam krenare që mbroj ngjyrat e klubit Shqiponja, e cila ka një kryesin të mrekullueshme me lojtare të talentuara e me ambicie të mëdha.

Iu jam mirënjohës familjes për të arriturat e mija,  presidentit të klubit Skënder Alija e sekretarit Demë Sadiku. E imja është të jap maksimumin, të tjerët e vlerësojnë kontributin, kjo më bën krenare pamasë”, tha Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Publikohen bisedat e ish-bashkëshortit të Fjolla Morinës me agjencionin, flasin për borxhin

Story i radhës

Shtatë taksat e përfshira në çmimin e naftës? Rama sqaron qytetarin

Të fundit nga