alarm per bombe edhe ne gjykaten e lezhes evakuohet personeli policia nis menjehere kontrollet 6a9024b009047

Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Lezhës/ Evakuohet personeli, policia nis menjëherë kontrollet

August 27, 2026
1 minut lexim

Pjesë e alarmit për bombë në disa institucione në vend ishte edhe Gjykata e Lezhës, ku pas marrjes së njoftimit u evakuua personeli dhe godina u rrethua nga forcat e Policisë.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Eris Nikolli, shërbimet e Policisë nisën kontrollet në ambientet e gjykatës, ndërsa punonjësit u nxorën nga godina për arsye sigurie. Për shkak të situatës, aktiviteti i gjykatës u ndërpre gjatë paradites te së enjtes, duke përfshirë edhe disa seanca gjyqësore të planifikuara, mes tyre dhe ata për vlerësimin e masave të sigurimit.

Në të njëjtën ditë, në adresat zyrtare të disa institucioneve ne vend perfshire edhe Lezhën kanë mbërritur disa emaile kërcënuese nga një adresë që pretendon se është e lidhur me Shtetin Islamik (ISIS), duke vene ne levizje autoritet, ndërsa burimi dhe autenticiteti i tyre mbeten ende të pakonfirmuara.

Kontrollet dhe veprimet e Policisë do të vijojnë deri në përfundimin e plotë të verifikimeve, ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për një kërcënim konkret, një alarm të rremë apo një tentativë për të krijuar panik.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aktakuza ndaj shehollit jam nga bia duhet te vini ne beograd ose keq per ju rashiq rrefen telefonatat ndaj bashkepunetoreve 6a90243972c02
Lajmi i mëparshëm

Aktakuza ndaj Shehollit, “Jam nga BIA, duhet të vini në Beograd ose keq për ju” – Rashiq rrëfen telefonatat ndaj bashkëpunëtorëve

qindra te vdekur nga permbytjet katastrofike ne nepal gare me kohen per gjetjen e personave te zhdukur 6a902512a7617
Lajmi i radhës

Qindra të vdekur nga përmbytjet katastrofike në Nepal, garë me kohën për gjetjen e personave të zhdukur

Të fundit nga

ShkoLartë