alarm i frikshem ne universitete susaj ja pse po braktisen auditoret dhe kush po fshihet pas kesaj heshtjeje totale 6a18808f69367

Alarm i frikshëm në universitete/ Susaj: Ja pse po braktisen auditoret dhe kush po fshihet pas kësaj heshtjeje totale

May 28, 2026
1 minut lexim

Arsimi shqiptar po përballet me një krizë të paprecedentë që po zbraz me shpejtësi auditoret e universiteteve. Të dhënat më të fundit zyrtare tregojnë një rënie shqetësuese prej 5.5% të numrit të studentëve, një shifër kjo që paralajmëron pasoja të rënda për të ardhmen e rinisë dhe të mbarë shtetit.

I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, ishte pedagogu Lush Susaj, i cili u shpreh se nga brenda mureve të institucioneve akademike, situata paraqitet edhe më e zymtë. 

Susaj u shpreh se veçanërisht në institucione me rëndësi jetike si Universiteti Bujqësor, konfirmojnë se kolapsi po vjen nga prishja e balancave. Ekziston një hendek i madh mes asaj që kërkon rinia, asaj që ofron universiteti dhe kërkesave reale të tregut të punës. Ndonëse prodhohen specialistë, mungon një zhvillim i qëndrueshëm dhe harmonik që të lidhë formimin akademik me nevojat e terrenit.

“Jam në kontakt edhe me prodhimin, sepse universiteti bujqësor ka një specifikë që prodhon specialistë për teknologjitë bujqësore dhe jam në kontakt edhe me terrenin, pra e di se çfarë bëhet në universitet, çfarë kërkon rinia e çfarë ka terreni e çfarë kërkon terreni. Dhe sikurse gjithmonë këto probleme lindin aty ku prishen balancat e ku nuk ka zhvillim të qëndrueshëm e harmonik.

Dhe duke, këtë problem për fat të mirë e shoh, madje dhe shprehem, e shkruaj siç kam shkruajtur edhe sot e ditë të tjera në gazetat e përditshme. E shoh gjithmonë edhe nga këndvështrimi i reagimit por edhe i mungesës totale të reagimit nëpër, në shoqërinë tonë edhe sidomos mungesa e reagimit të sindikatave dhe i studentëve dhe i specialistëve”, u shpreh Susaj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

7 raste te vrasjes ne nivel vendi gjate vitit 2026 6a188012aee9e
Lajmi i mëparshëm

7 raste të vrasjes në nivel vendi gjatë vitit 2026

kallas nuk do te jemi ndermjetes neutral mes ukraines dhe rusise 6a1880f01bc7b
Lajmi i radhës

Kallas: Nuk do të jemi ndërmjetës neutral mes Ukrainës dhe Rusisë

Të fundit nga

ShkoLartë