7 raste te vrasjes ne nivel vendi gjate vitit 2026 6a188012aee9e

7 raste të vrasjes në nivel vendi gjatë vitit 2026

May 28, 2026
1 minut lexim

Një person ka mbetur i vdekur në Prishtinë si pasojë e një vrasjeje me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bregu i Diellit”, ndërsa autoritetet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave, mirëpo si po i sheh njohësi i sigurisë këto vrasje.

E një rast i tillë si ky i fundit ka ndodhur edhe në Mitrovicën e Jugut mëngjesin e sotëm.

Sipas Policisë së Kosovës vetëm nga Janari e deri në Maj të këtij viti janë regjistruar 7 vrasje.

Mirëpo si e sheh reagimin institucional ndaj këtyre rasteve ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi.

“Tash brenda 24 orëve i kemi dy raste shumë të rënda, ky në Prishtinë dhe ai në Mitrovicë. Dhe normalisht se shqetësimi i qytetarëve është i arsyeshëm, është shumë me vend dhe kërkojnë nga institucionet për zbatimin e ligjit që të ndërmarrin diçka më tepër në parandalimin e këtyre e këtyre rasteve dhe t’i kushtojnë rëndësi shumë. Nëse tash thuhet në raportin e policisë se personi i cili mbrëmë i ka ndodhë rasti për policinë ka qenë i njohur në raste të tilla, atëherë policia është dashur që atë territor ku ai person është sjellë, ta mbulojë më shpesh përmes patrullave të kombinuara me patrulla të uniformuara apo edhe me rroba me civile”, thekson Maliqi.

Ndërsa për rritjen e dhunës dhe faktorët që po ndikojnë në shoqëri ka treguar sociologu Genc Xërxa,.

“Kohëve të fundit kemi një shpërfaqje dhe rritje të mos durimit dhe tolerancës sociale pra kolektive mes vete, ku kjo gjuha e ashpër qoftë edhe nga vijat me të larta të pushtetit po përcillet poshtë edhe nga politika këto mund ti vërejmë edhe ne adresimet e ndryshme politike pastaj edhe rrjetet sociale që po ndikojnë tek masa e pastaj kjo po shfaqet në një lloj norme apo kulturë që kjo gjuhë e ashpër po përcillet me dhunë e pastaj i kemi edhe problemet e tjera socioekonomike e pastaj edhe gjendja psikologjike që në disa raste mund të jetë patologjike ose edhe nën ndikim të substancave”shprehet Xërxa.

Ndërsa gjatë vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 19 raste te vrasjeve të të gjitha llojeve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

lidhjet me epstein trump padi kunder wsj kerkon 10 miliarde dollare demshperblim 6a187b85924c3
Lajmi i mëparshëm

Lidhjet me Epstein/ Trump padi kundër WSJ, kërkon 10 miliardë dollarë dëmshpërblim

alarm i frikshem ne universitete susaj ja pse po braktisen auditoret dhe kush po fshihet pas kesaj heshtjeje totale 6a18808f69367
Lajmi i radhës

Alarm i frikshëm në universitete/ Susaj: Ja pse po braktisen auditoret dhe kush po fshihet pas kësaj heshtjeje totale

Të fundit nga

ShkoLartë