Akuzohet për vrasjen e kolegut, shtyhet seanca për efektivin Ludjan Zaimi

November 2, 2022
1 minut lexim

Seanca e parë ne ngarkim te efektivit Ludjan Zaimi, i akuzuar për vrasjen e kolegut te tij Caush Saliasi, ne ambientet e komisariatit Nr.3 nuk është zhvilluar.  Shkak i shtyrjes se kesaj seance u bë gjendja shëndetësore e të pandehurit, pasi ai nuk u paraqit. Ndërsa seanca e radhës u caktua më 14 nëntor.

25-vjeçari pas disa debateve me kolegun e tij Çaush Saliasi, e qëlloi këtë të fundit me të paktën shtatë plumba. Organi i akuzës ka dorëzuar dosjen dhe në datën 2 nëntor, ndërsa hetimet nga ana e Prokurorisë së Tiranës kanë përfunduar disa javë më parë.

Mbrojtja ka paraqitur edhe argumenta sa i përket trajtimit të klientit të tyre me medikamente pasi vuante nga çrregullime të shëndetit mendor, gjë e cila është provuar pjesërisht edhe nga ekspertiza që i është bërë Zaimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 23 majit brenda Komisariatit nr.3. në Tiranë, në kohën kur po ndërroheshin turnet. Prokuroria e akuzon ish-policin për “vrasje të punonjësit të policisë” ndërsa mbrojtja ka pretenduar se vrasja nuk ka ndodhur për shkak të detyrës, por për shkak të marrëdhënieve personale mes dy kolegëve. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tirana me njoftim për tifozët bardheblu

Story i radhës

​Studentët mirëpresin 100 eurot e qeverisë, shpresojnë t’i marrin më shpesh

Të fundit nga

ShkoLartë