Akuzohet për sulm seksual ndaj katër burrave, Kevin Spacey: Njërin prej tyre e kam prekur në mënyrë romantike

July 14, 2023
1 minut lexim

Kevin Spacey – i cili është në gjyq në Londër për sulme seksuale të dyshuara ndaj katër burrave – dëshmoi të enjten se ai thjesht preku një nga akuzuesit në një mënyrë “romantike”.

“Ai ishte qesharak, simpatik dhe flirtues; me kalimin e kohës ne filluam … Unë po supozoj se isha unë … filluam ta prekim atë në mënyra më romantike dhe intime”, i tha gjykatës 63-vjeçari i “House of Cards”, sipas CNN.

Më pas ai shtoi: “Unë jam një flirtues i madh”.

Aktori, i cili pretendon se ai dhe burri i paidentifikuar ishin së bashku në mënyrë konsensuale, gjithashtu detajoi se si dyshohet se evoluoi marrëdhënia.

“Dalë ngadalë me kalimin e kohës u bë më intime, por për të qenë të qartë, ne kurrë nuk bëmë seks sepse ai e bëri të qartë se nuk donte të shkonte më larg dhe kjo ndodh ndonjëherë me njerëzit, dhe unë e respektoj këtë”, tha ai.

“Kemi kaluar një kohë të mirë së bashku. Ne qeshëm shumë”, theksoi tutje ylli i famshëm.

Megjithatë, viktima e supozuar nuk ndan të njëjtat ndjenja ndaj fituesit të “Oscar”.

Burri, anonimiteti i të cilit mbrohet nga ligji anglez, thuhet se e quajti Spacey një “grabitqar seksual” gjatë një dëshmie të mëparshme.

Megjithatë, Kevin ndihet i tradhtuar nga akuzuesi i tij, duke i thënë gjykatës: “Nuk e kisha menduar kurrë se [burri] që e njihja do të më godiste me thikë pas shpine 20 vjet më vonë”.

I njëjti u akuzua në qershor 2022 për sulmin e dyshuar të katër burrave gjatë kohës së tij si drejtor artistik i teatrit “Old Vic” të Londrës midis 2004 dhe 2015.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përleshja fizike në Kuvend, vjen reagimi i ashpër: Bijtë e kriminelëve janë dy herë më kriminelë se baballarët e tyre!

Story i radhës

Bullgaria do të dërgojë 100 automjete të blinduara në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë