Aksioni gueril: Mençuria popullore më e fortë se lajmet e rreme

Hapi sytë, po të mbyllësh sytë, do të të gënjejnë! – aksion gueril kundër lajmeve të rreme.

Sot, në disa lokacione në Shkup, aktivistë anonimë kanë postuar modele të celularëve në ekranet e të cilëve janë paraqitur disa nga dezinformatat më të përdorura dhe më të dëmshme në vend.

Krahas secilit lajm të rremë, shkruhet një fjalë e urtë popullore apo përshtatje e mençurisë popullore, e cila tregon dëmshmërinë, imoralitetin dhe rrezikshmërinë e manipulimeve mbi popullatën.

Autorët e instalimeve postuan pesë dezinformatat më keqdashëse dhe i përballën me pesë urtësi popullore.

ASNOM-i është fshirë nga Kushtetuta – Hapi sytë, po të mbyllësh sytë do të gënjejnë!

Me marrëveshjen e Prespës u bëmë maqedonas të veriut – Gënjeshtra ka këmbë të shkurtra dhe bisht të gjatë!

Putini çliron Ukrainën nga fashizmi – Hapni sytë, nëse mbyllni sytë, do të gënjeheni!

Po ndërtohen kampe që Maqedonia të banohet nga qindra mijëra mërgimtarë – Kontrollimi është nëna e dijes, kontrollo tre herë dhe shpërndaje një herë!

Në vetëm dy javë kjo do të ndryshojë jetën tuaj – Çfarëdo që të klikoni do të korrni!

Story i mëparshëm

Arrestohet autori që përplasi për vdekje një 45-vjeçar. Viktima e paidentifikuar

Story i radhës

Mickoski: Xhaferi ka nevojë të kontrollohet te mjeku!

Të fundit nga