Aksidenti me 18 të lënduar në Kosovë, zbulohet shkaku

March 21, 2022
1 minut lexim

18 persona, në mesin e tyre edhe 3 fëmijë të moshave të ndryshme, kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë ndërmjet 4 veturave në Grabanicë të Klinës.

Sipas njoftimit të sotëm të policisë, të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor, ku shtatë prej tyre janë ndaluar për trajtim mjekësorë, ndërsa të lënduarit tjerë (11) pas tretmanit mjekësor janë liruar.

Policia ka njoftuar se “deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën,  nga pakujdesia ka goditur tri vetura të cilat ishin duke lëvizur në kahjen e kundërt”.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME /Fsh. Grabanicë, Klinë , 20.03.2022-19:00. Ka ndodhur  një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër (4) vetura. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën,  nga pakujdesia ka goditur tri vetura të cilat ishin duke lëvizur në kahjen e kundërt. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar 18-persona (meshkuj dhe femra kosovarë), tre prej tyre fëmijë të moshave të ndryshme.  Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor, ku shtatë prej tyre janë ndaluar për trajtim mjekësorë, ndërsa të lënduarit tjerë (11) pas tretmanit mjekësor janë liruar. Rasti është duke u hetuar./express

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

ShSKUK: 9 pacientë në oksigjenoterapi

Story i radhës

Me pesë thasë me kanabis në makinë, arrestohen tre shtetas në Lezhë

Të fundit nga

​Zbulohet varianti i ri i Mpox në Belgjikë

Një variant i ri i lisë së majmunit Mpox u zbulua në një pacient në rajonin Wallonia të Belgjikës. Sipas Institutit Shëndetësor “Sciensano”, ky është rasti i parë i një varianti të
ShkoLartë