Aksident trafiku, lëndohen dy policë!

Dy policë u lënduan sonte në aksident rrugor në Negotinë, konfirmoi për MIA-n zëdhënësi i SPB Veles, Riste Samarxhiev.

Ai sqaroi se aksidenti ka ndodhur në udhëkryqin në mes rrugëve “Marksova” dhe “Femo Kullakov”, në rrugën e Timjanit. Deri tek aksidenti ka ardhur në mes dy automjeteve me targa të Negotinës, “audi” në pronësi të MPB-së në të cilën kanë qenë dy policë të SPB Negotinë dhe tjetri “mercedes” i drejtuar nga një banor i Nagotinës.

Samarxhiev tha se policët kanë pësuar lëndime të lehta. Në vendngjarje është kryer inspektim nga ana e pjesëtarëve të policisë së Negotinës.

 

Story i mëparshëm

Beatrix me foto nga makina i tregon Donaldit çfarë ka humbur

Story i radhës

Memphis Depay afër largimit nga Barceola

Të fundit nga