Memphis Depay afër largimit nga Barceola

Memphis Depay mund të largohet nga skuadra e Barcelonës gjatë merkatos së verës.

Ylli holandez, Memphis Depay mund të jetë në mesin e lojtarëve që do të largohen nga Barcelona gjatë merkatos së verës, bazuar në ndryshimet që janë bërë me Xavi Hernandez në krye të stolit.

Memphis ka pasur minutat e tij këtë edicion, por ndryshime të tjera planifikohen. Me situatën e tillë të  holandezit, Tottenham kanë bërë lëvizjen e tyre.

Raportime të Gerard Romero bëjnë të ditur se Tottenham kanë bërë ofertë zyrtare për Memphis.

Lojtari pëlqehet nga Antonio Conte i cili beson se mund të ketë kimi të mirë mes holandezit dhe dyshes Harry Kane – Heung Min Son.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të pranojë ofertën e Spurs për Depay.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aksident trafiku, lëndohen dy policë!

Story i radhës

Me fustan provokues, Rita Ora ekspozon format trupore

Të fundit nga