Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se një 67-vjeçar nga Shkupi ka ndërruar jetë pasi vetura e tij ka dalë nga vendin e quajtur “Hani i Zhirovnicës”.
SPB-Tetovë njofton se i moshuari ka qenë i vetëm në veturë.
“Dje (18-gusht) në ora 15:50 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, në lokalitetin “Hani i Zhirovnicës”, vetura “Suzuki Swift” me targa të Shkupit, e drejtuar nga 67-vjeçari L.J. nga Shkupi ka dalë nga rruga.
Në këtë aksident, drejtuesi i mjetit, i cili ndodhej i vetëm në automjet, ka pësuar lëndime të rënda nga të cilat ka ndërruar jetë në vend. Prokurori publik dhe ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë kryer këqyrjen e vendit të aksidentit”, thonë nga SPB-Tetovë.