Aksident në rrugën Kumanovë – Shkup, ndërron jetë një 31-vjeçar

1 minut lexim

MPB Maqedoni informon se dje (11.04.2022) në ora 16:35 në SPB Shkup është raportuar se në autostradën Kumanovë – Shkup, në afërsi të nyjës Hipodromi, kamioni “Fiat Fiorino” me targa të Shkupit, i drejtuar nga DG (31) nga Shkupi, ka dalë nga rruga.

Nga MPB njoftojnë se D.J ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konfirmuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë.

“Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup dhe Prokurori Publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB Maqedoni.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zjarr i madh në stadiumin e Tetovës

Story i radhës

Donacion nga Gjermania për policinë kufitare

Të fundit nga