aksident i rende ne rrugen e kombit raportohet per nje viktime dhe nje te plagosur 6285ef27b3e7e

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe një të plagosur

May 19, 2022
1 minut lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në afërsi të fshatit Kolsh në Rrugën e Kombit.

Mësohet se si pasojë e aksidentin ka humbur jetën një person, ndërkohë që është plagosur rëndë dhe miku i tij, të dy me origjinë nga Tropoja.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se automjeti me të cilin udhëtonin dy të rinjtë ka dalë nga rruga duke përfunduar disa qindra metra në humnerë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë ëpr zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, në autostradën Kalimash – Morinë, në afërsi të urës së Kolshit, mjeti tip “Benz”, në të cilin udhëtonin shtetasit A. Rr., 25 vjeç dhe Xh. L ., 19 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Si pasojë, shtetasi A. Rr. ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit A. Rr. ndërsa shtetasi Xh. L., është dërguar në spitalin e Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

perlaset autobusi plot me shqiptare ne austri 20 te lenduar 6285ee3a9a501
Story i mëparshëm

Përlaset autobusi plot me shqiptarë në Austri, 20 të lënduar

rusia thote se me shume se 900 luftetare ukrainas jane derguar ne nje koloni burgu 6285ef6571b71
Story i radhës

Rusia thotë se më shumë se 900 luftëtarë ukrainas janë dërguar në një koloni burgu

Të fundit nga

Mexhiti: Gjuha shqipe nuk preket, rrini rahat!

Zv.kryeminisrti i parë, Izet Mexhiti, edhe një herë është prononcuar për ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ai ka shkruar se përdorimi i gjuhës shqipe i garantuar me këtë ligj nuk cënohet. “Në
ShkoLartë