Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qendër të Brukselit, ku një furgon është përplasur me një kafene, duke plagosur gjashtë persona.
Drejtuesi i furgonit ka dalë nga automjeti pas ngjarjes pak para orës 13:00 dhe është ende në kërkim.
Nuk është bërë e qartë nëse ishte një aksident apo një sulm.
Dëshmitarët thanë për mediat belge se furgoni hyri nga Rue Saint-Michel, që të çon në një zonë të frekuentuar tregtare.