Akademikët e ASHAK-ut, e meritojnë dosido një “certifikatë”mbi varfërinë e mendjes!

min lexim

1.

Virusi i kritikës akademike, realisht është domeni që më së shumti mund ta ndihmoj “arratisjen” e kësaj shoqërie nga klishetë e marrëzisë dhe obskurantizmit . Ngase, ata me dioptrinë e tyre largpamëse, realisht (apo të paktën do të duhej!) i “detektojnë” më lehtë, si rreziqet, ashtu edhe profitet eventuale të shtetit dhe kombit. Por, kur kjo “dioptri” sociale, vjen nga një institucion që (buxhetit tonë, i kushton me 1 milion€ në vit!!!) për çdo vit propozon kandidat dhe anëtarë që gjatë gjithë jetës së tyre kanë shkruar vetëm broçkulla studime, pra propozon “dijetar” me prejardhje krahinore, partiake dhe sish ideologjike, e jo sish, të domenit të meritokracisë shkencore, atëherë rezervimi publik, për një dioptri dhe skanim të tillë kuturu, bëhet kogja problematik dhe interesant…

2.

Akademia e revolucionit teknologjik (për dallim nga akademia obskurante e mesjetës!), pra,ajo e globalizimit do të duhej realisht të mësohej të afishoj adresime të sakta, të thukëta dhe të qarta, nga sferat e jetës sonë sociale, politike apo ajo ekonomike e kulturore. Pra, tema që kanë peshë të dalluar ‘specifike”, e jo të “ kalëroj” mbi ato periferike e të heshtë për kauzat shtetërore e kombëtare. Sepse, është e njohur që afishimi i adresimeve të pasakta nuk sjell asgjë të re, nuk promovon asgjë kreative, dhe nuk mundëson asgjë domethënëse në shoqëritë e tranzicionit! Kritika (anipse, qëllim mirë dhe me një zë në tentativë; më ndryshe!) ndajë çdo gjëje…do ishte vërtetë kritikë e mirëfilltë dhe e sinqertë, sikur; adresimi të ishte me “emër dhe mbiemër” (pra; adresë të saktë) dhe sikur krahas kritikës të ofrohej edhe alternativa, apo zgjidhja oponente për gjithë këtë; amulli, gjendjeje dhe kolapsim në shoqërinë gjithëshqiptare.

3.

Andaj kritika (përkundër qëllimit fisnik, që e ka padyshim porositësi!) pa adresim, dhe pa alternativë, në fakt, lë përshtypje se sikur kjo kritikë, në fakt, duhet të mbetet detyrimisht, brenda suazave dhe standardit të kësaj ngrehine intelektuale! Por, duke marr parasysh që ngrehina e akademisë sonë, nuk drejtohet nga dija dhe meritokracia intelektuale, por, nga ngjyra e senilizmit, dhe teket klanore dhe paradigmat partiake, atëherë, nuk ka si të marrim përgjigje dhe alternativa “ndëshkuese” për gjendjen e mjeruar në këtë pellgun e publikut të injektuar me dozat e injorancës mazohiste dhe paditurinë pasiononte, të po këtij soji akademikëve që i kemi ne! Kjo gardë pleqsh akademikësh të senilizuar shqiptar, që i kanë haram edhe pagat nga tatimpaguesit kosovar, do mbetet gjithnjë (deri sa të ua marr Zoti shpirtin!) vetëm një mimezis (kopje e zbehtë) e akademisë së njëmendët. Akademikët e senilizuar kosovar që (më interesante po u duket tema e BIGBROTHER VIP Kosova!) mrizojnë si “ariu siberian” dhe që të vetmin satisfaksion e kanë nxjerrjen e pamfleteve që avokojnë kauza të caktuara ideologjike, në vend të atyre shtetërore e kombëtare?!), s’kanë se si t’i dëshmojnë as pagat e as dijet e tyre. Akademikët tanë, s’janë kurrkah bre! Vaksinat e tyre mendore, janë të përkohshme, tê afatizuara, dhe shumë virusale….

Akademikët kosovar (po edhe ata të Shqipërisë që hiq s’dua t’i lirojë nga amnistia publike!) si një gardë pleqsh të senilizuar në vend që me idetë, konceptet, vizionet, sugjerimet dhe rekomandimet e tyre etike e profesionale, ta ndihmojnë (vendin; lidhur me dilemat e mëdha rreth dialogut me Serbinë) procesin e integrimeve të dy shteteve tona në organizatat kredibile rajonale, ato kontinentale e globale, ata po kënaqen dhe fatpajtohen ekskluzivisht me statuset e(pamerituara padyshim!) me pagat e tyre të majme dhe të benificuara kryesisht nga politikanët e komprometuar dhe të devalvuar…!

Story i mëparshëm

Henry shpreh dëshirën për t’u rikthyer si trajner

Story i radhës

Ranieri rikthehet pas 31 vitesh te klubi i njohur italian

Të fundit nga