Henry shpreh dëshirën për t’u rikthyer si trajner

Legjenda e futbollit francez dhe Arsenalit, Thiery Henry, ka thënë se do të dëshironte të rikthehej në menaxhim e ndonjë skuadre në të ardhmen.

Francezi aktualisht është ndihmës-trajner te Kombëtarja e Belgjikës,.

Ai mbetet në postin e tij pavarësisht largimit të Roberto Martinezit.

Krahas angazhimeve të tij me Belgjikën, Henry punon edhe me “Prime Video” në një rol ekspert.

Megjithatë, 45-vjeçari ka shfaqur dëshirën për t’u rikthyer si trajner. Deri më sot, ish-sulmuesi  ka dy përvoja menaxheriale.

Ai ishte trajner i Monacos për vetëm disa muaj gjatë sezonit 2018/19 përpara se të shkarkohej. Më pas ai drejtoi skuadrën kanadeze, Montreal Impact, nga nëntori i vitit 2019 deri në shkurt të vitit të kaluar.

Në një intervistë për “Prime Video”, Henry tha: “Sigurisht, duhet t’i marr parasysh fjalët e mia sepse aktualisht jam ndihmës-trajner në Kombëtaren e Belgjikës. Ne po flasim për të ardhmen. Një ditë, shpresoj [të bëhem trajner], nëse projekti është i drejtë… Nëse ka një mundësi, duhet ta vlerësoni”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Turizmi dhe ndërtimi kanë gjallëruar ekonominë shqiptare në tremujorin e tretë

Story i radhës

Akademikët e ASHAK-ut, e meritojnë dosido një “certifikatë”mbi varfërinë e mendjes!

Të fundit nga