Në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup dje në të gjitha njësitë akademike u realizua me sukses procesi për zgjedhje të Rektorit të Universitetit për mandatin tre vjeçar 2022/2025.
Komisioni Universitar Zgjedhor në krye me kryetarin, prof.dr. Mustafa Ibrahimi konstatoi se kandidati i vetëm prof.dr. Izet Zeqiri mori 98 % të votave PËR dhe u zgjodh Rektor i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.
Akademik Izet Zeqiri është profesor universitar dhe pjesë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut.
Komisioni Universitar Zgjedhor në emër të stafit të UNT-së i uron suksese rektorit të ri.