Pro Rusi Apasiev misafir special në kongresin e Aleancës?!

Të hënën me datë 27 Mars, do të mbahet Kongresi i Aleancës për Shqiptarët. Ziadin Sela është kandidati i vetëm për tu rizgjedhur kryetar partie duke lënë anash kështu çdo variant tjetër apo kandidat për të marrë drejtimin e partisë, shkruan politiko.mk

Mbrëmë Sela ishte në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat-M ku u pyet se a është pishman që ka bashkëpunuar me Dimitar Apasievin për ta rrëzuar Qeverinë, ky i fundit u përgjigj kështu: “A jam pishman? Jo nuk jam pishman!”. A është ky një mesazh se Apasiev do të jetë i ftuar special në Kongresin e Aleancës?

Apasiev është anti-shqiptari ndoshta më i madh në vend i cili edhe haptazi e thotë dhe e shfaq në intervista, në kuvend, në rrjete sociale e së fundmi e shfaqi edhe në përkrahjen që i dha Rusisë kundrejt agresionit që po bëhet në Ukrainë duke thënë “E deshët një Kosovë, ja ku i keni dy”.

BURIMI: politiko.mk

Story i mëparshëm

Akademik Izet Zeqiri zgjidhet rektor i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup

Story i radhës

E shpallën të vdekur katër herë, reagon Sabri Fejzullahu

Të fundit nga