aip thirrje partive mbroni te dhenat e qytetareve gjate fushates zgjedhore 6a1f179270649

AIP thirrje partive: Mbroni të dhënat e qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore

June 2, 2026
1 minut lexim

Pesë ditë para zgjedhjeve nacionale të 7 qershorit, Agjencia për Informim dhe Privatësi (Agjencia për Informim dhe Privatësi) ka përsëritur thirrjen ndaj partive dhe subjekteve politike për respektimin e privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor.

AIP u ka kërkuar subjekteve politike që çdo përpunim i të dhënave personale të bëhet mbi bazë ligjore, përfshirë pëlqimin e qytetarëve ose interesa të tjera të përcaktuara me ligj, duke theksuar se të dhënat e mbledhura në funksione publike nuk duhet të përdoren për marketing politik.

Po ashtu, agjencia ka kërkuar që të mos ekspozohen të dhënat personale përmes e-mail-it, SMS-ve apo thirrjeve telefonike pa pëlqim paraprak, si dhe të respektohet e drejta e qytetarëve për të kundërshtuar përdorimin e të dhënave të tyre në çdo kohë.

Në thirrje përfshihet edhe ndalimi i profilizimit apo përpunimit masiv të të dhënave të ndjeshme pa bazë të qartë ligjore, si dhe detyrimi për transparencë të plotë përmes politikave të qarta të privatësisë të publikuara në mënyrë të qasshme.

AIP thekson se partitë dhe subjektet politike duhet të sigurojnë mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me kërkesat ligjore, me qëllim ruajtjen e integritetit zgjedhor dhe besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ebola protestat kunder izolimit ne kenia ushtria qellon per vdekje dy qytetare 6a1f13091e6a5
Lajmi i mëparshëm

Ebola/ Protestat kundër izolimit në Kenia, ushtria qëllon për vdekje dy qytetarë

anulo projektet protesta perpara kryeministrise per zvernecin qytetaret cajne kordonin e policise 4 kerkesat per qeverine 6a1f18105dd02
Lajmi i radhës

“Anulo projektet”, protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin, qytetarët çajnë kordonin e policisë! 4 kërkesat për Qeverinë

Të fundit nga

ShkoLartë