anulo projektet protesta perpara kryeministrise per zvernecin qytetaret cajne kordonin e policise 4 kerkesat per qeverine 6a1f18105dd02

“Anulo projektet”, protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin, qytetarët çajnë kordonin e policisë! 4 kërkesat për Qeverinë

June 2, 2026
1 minut lexim

Protesta për mbrojtjen e Zvërnecit ka vijuar edhe këtë të martë në Tiranë, ku qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur për të tretën ditë radhazi kundër projektit që prek zonën e mbrojtur. Tubimi nisi në sheshin Sheshi Skënderbej, ndërsa më pas protestuesit marshuan drejt Ministrisë së Brendshme dhe më pas përpara Kryeministrisë.

Pjesëmarrësit mbanin pankarta me mesazhe në mbrojtje të mjedisit dhe kundër shitjes së pasurive publike, ndërsa gjatë fjalimeve në podium u kërkua shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike dhe i paketës së maleve.

Momente tensioni u regjistruan përpara godinës së Kryeministrisë, ku disa protestues çanë kordonin e policisë të vendosur në hyrje të institucionit.

Gjatë tubimit, një pjesë e protestuesve kërkuan edhe dorëheqjen e qeverisë, duke deklaruar se do të vijojnë mobilizimin në mbrojtje të Zvërnecit dhe zonave të tjera të mbrojtura natyrore në vend.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

aip thirrje partive mbroni te dhenat e qytetareve gjate fushates zgjedhore 6a1f179270649
Lajmi i mëparshëm

AIP thirrje partive: Mbroni të dhënat e qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore

okb paralajmeron per fenomenin el nino mund te jete viti me i nxehte nder dekada 6a1f18740af03
Lajmi i radhës

OKB paralajmëron për fenomenin “El Nino”: Mund të jetë viti më i nxehtë ndër dekada

Të fundit nga

ShkoLartë