ALI AHMETI GAZETA

Ahmeti uron 7 marsin, ditën e mësuesit

March 7, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka uruar gjithë mësimdhënësit me rastin e ditës së mësuesit, 7 marsi në faqen e tij zyrtare në facebook.

POSTIMI I PLOTË:

Të nderuar mësues dhe mësuese,

Ju që mbi supet tuaja mbani përjetësinë e kombit, ju që përcjellni tek të vegjëlit tanë për çdo ditë atdhedashurinë, shenjtërinë e gjuhës shqipe, kujtimin e trimave dhe dritën e dijes, pranoni sot urimet më të sinqerta me rastin e festës kombëtare të 7 Marsit.

Ditë përkujtimi e reflektimi është kjo e sotmja edhe për rolin e jashtëzakonshëm të mësuesve tanë ndër shekuj, jehonën e fjalës së tyre të ditur që nuk arritën ta shuajnë as stuhitë e fuqishme të asimilimit dhe që u bë frymëzim i vegjëlisë në rrugëtimin për ekzistencën e kombit.
Lavdi e përjetshme për të gjithë ata veprimtarë të arsimit që dhanë jetën në shërbim të lartësimit të vlerave kombëtare, respekt pafund për ata që vazhdojnë sot e kësaj dite këtë mision të shenjtë.

275290335 499487111545416 1219646272206747654 n

MARKETING

RENT A CAR

e fundit basha reagon per here te pare pas rezultatit negativ ne zgjedhje shqiptaret kane humbur besimin te vota 6225e3ab221d1
Story i mëparshëm

E FUNDIT/ Basha reagon për herë të parë pas rezultatit negativ në zgjedhje: Shqiptarët kanë humbur besimin te vota

XHAMIA KAPIXHI HAMZA
Story i radhës

Xhamia “Kapixhi Hamza” në Gazi Babë shembull i respektit për personat me nevoja ndryshe

Të fundit nga

ShkoLartë