Ahmeti: Shumë gëzime, shëndet dhe mbarësi le të ketë gjithmonë në familjet tuaja!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Statusi i plotë i Ahmetit:

Të dashur besimtarë,

Në këtë ditë feste të Fitër Bajramit uroj që të jenë të pranuara dhe të shpërblyera të gjitha veprat e mira, agjërimi dhe lutjet e juaja gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

Qofshin të bashkuara gjithmonë si sot zemrat tona rreth vlerave të larta të besimit, bamirësisë, solidaritetit dhe respektit ndaj njëri tjetrit.

Shumë gëzime, shëndet dhe mbarësi le të ketë gjithmonë në familjet tuaja!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër-Bajramin

Story i radhës

Grubi: Gëzuar Fitër Bajrami, qofshi gjithmonë të gëzuar e në paqe bashkë me të afërmit tuaj

Të fundit nga