Grubi: Gëzuar Fitër Bajrami, qofshi gjithmonë të gëzuar e në paqe bashkë me të afërmit tuaj

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka uruar gjithë besimtarët për festën e Bajramit.

Statusi i plotë i Grubit:

Të nderuar besimtarë,

Në këtë ditë të bekuar të Fitër Bajramit kur në shtëpitë tona po ndjejmë atmosferën festive, përcjell deri te ju urimet e sinqerta për agjërim dhe lutje të pranuara, shëndet dhe mbarësi.

Devotshmëria, përgjegjësia morale, fryma e respektit dhe solidaritetit ndaj njëri tjetrit gjatë muajit të Ramazanit janë bekime dhe mirësi që duhen ruajtur me përkushtim në përditshmërinë e jetës sonë.

Qofshi gjithmonë të gëzuar e në paqe bashkë me të afërmit tuaj!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ahmeti: Shumë gëzime, shëndet dhe mbarësi le të ketë gjithmonë në familjet tuaja!

Story i radhës

​13 vjet nga fillimi punimeve në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, qytetarët shprehen të mllefosur

Të fundit nga