ahmeti pas vendimit ne hage i padrejte dhe zhgenjyes beteja vazhdon 6aaa87cdaf9d7

Ahmeti pas vendimit në Hagë: “I padrejtë dhe zhgënjyes, beteja vazhdon”

September 16, 2026
1 minut lexim
ahmet

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ahmeti e ka cilësuar vendimin si “të padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes”, duke bërë thirrje për maturi, unitet dhe shmangie të tensioneve e përçarjeve. Sipas tij, procesi gjyqësor nuk përfundon me vendimin e shkallës së parë dhe mbrojtja duhet ta vazhdojë betejën juridike në Gjykatën e Apelit. Ahmeti ka përmendur edhe pretendimet e mëhershme për trafikim organesh, duke theksuar se ato nuk u shndërruan në akuza në këtë proces. Ai ka deklaruar se lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet. “Procesi nuk përfundon këtu. Besojmë se mbrojtja do ta vazhdojë betejën juridike në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar drejtësi deri në fund”, ka shkruar Ahmeti.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ali ahmeti uron diten e flamurit rrofte kombi yne rrofte shqiperia 69296b4fb48dc
Lajmi i mëparshëm

Ahmeti për vendimin e Gjykatës Speciale: I padrejtë dhe zhgënjyes! Beteja vazhdon

IZET MEXHITI 2
Lajmi i radhës

VLEN: Aktgjykimi ndaj ish krerëve  UÇK-së është i padrejtë dhe i papranueshëm

Të fundit nga

ShkoLartë