ali ahmeti uron diten e flamurit rrofte kombi yne rrofte shqiperia 69296b4fb48dc

Ahmeti për vendimin e Gjykatës Speciale: I padrejtë dhe zhgënjyes! Beteja vazhdon

September 16, 2026
1 minut lexim

Vendimin e Dhomave të Specializuara për dënim të ish-krerëve të UÇK-së, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti e quajti të padrejtë dhe zhgënjyes ndërkohë që bëri thirrje për unitet dhe maturi që siç tha “nuk duhet të biem në asnjë grackë që synon të krijojë tensione, përçarje apo të njollosë luftën çlirimtare të popullit në Kosovë”.

Ahmeti tha se beteja vazhdon duke besuar se akuzat me të cilat ngarkohen ish-krerët e UÇK-së do të rrëzohen në Gjykatën e Apelit.lg.php?bannerid=1277&campaignid=487&zoneid=31&loc=https%3A%2F%2Ftv21.tv%2Fahmeti per vendimin e gjykates speciale i padrejte dhe zhgenjyes beteja

“Aktakuza i ngarkonte Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin me përgjegjësi për një sërë krimesh të pretenduara gjatë viteve 1998-1999. Besojmë se edhe këto akuza do të rrëzohen në procesin e mëtejshëm gjyqësor, ashtu siç nuk u materializuan pretendimet e dikurshme për trafikim organesh.

Procesi nuk përfundon këtu. Besojmë se mbrojtja do ta vazhdojë betejën juridike në Gjykatën e Apelit, duke kundërshtuar gjetjet e shkallës së parë dhe duke kërkuar drejtësi deri në fund.

Lufta e UÇK-së ishte luftë për liri. Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe sakrifica e një populli të tërë nuk mund të vihet në bankën e të akuzuarve.

Me besim në drejtësi, beteja vazhdon në apel”, tha Ali Ahmeti.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rritja rekord e cmimit te naftes dhe benzines ne vend aktivizohet serish bordi i transparences 6aaa82b187cad
Lajmi i mëparshëm

Rritja “rekord” e çmimit të naftës dhe benzinës në vend, aktivizohet sërish Bordi i Transparencës

ahmeti pas vendimit ne hage i padrejte dhe zhgenjyes beteja vazhdon 6aaa87cdaf9d7
Lajmi i radhës

Ahmeti pas vendimit në Hagë: “I padrejtë dhe zhgënjyes, beteja vazhdon”

Të fundit nga

ShkoLartë