Ahmeti ngushëllon familjen për vdekjen e ish-presidentit Bujar Nishani

May 28, 2022
1 minut lexim

Për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani, ka reaguar kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka ngushëlluar familjen Nishani.

 

Me pikëllim të thellë pranova sot lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, ish presidentit të Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani.

Të pashlyeshme në kujtimet tona do të mbesin vitet e angazhimit të tij në politikën kombëtare, ndërsa nga takimet që kishim bashkë do të kujtojë gjithmonë entuziazmin dhe përkujdesin që tregonte kur në tavolinën e bisedimeve ishte çështja mbarëkombëtare.

Përcjell ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së nderuar Nishani, miqve dhe bashkëveprimtarëve të Presidentit Nishani!

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Scholz dhe Macron i kërkuan Putinit armëpushim të menjëhershëm

Story i radhës

Zelensky: Donbasi do të jetë ukrainas

Të fundit nga

ShkoLartë