Ahmeti: Ngadhnjeu Maqedonia Evropiane

1 minut lexim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot propozimin francez lidhur me mosmarrëveshjet me Bullgarinë, ka thënë se Maqedonia e Veriut nuk është Ukrainë dhe Evropa nuk është Rusi për të dal në protesta udhëheqësi i opozitës me bluzë të gjelbër si një wannabe Zelenski nga AliEkspresi.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se ashtu siç edhe pritej, forcat regresive në shërbim të agjendave të huaja dështuan dhe qytetarët nuk i përkrahën.

“Sot ngadhnjeu Maqedonia Evropiane dhe forcat progresive në vend, sot ngadhnjeu bashkëjetesa, ardhmëria dhe shpresa. Urime qytetarë, urime vendit. Kthim prapa s’ka”, ka shkruar ai.

Negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë pritet të nisin në të njëjtën kohë. Bullgaria si shtet anëtar i BE-së, për më shumë se dy vjet kishte mbajtur në fuqi veton ndaj nisjes së negociatave të Shkupit me Brukselin, për shkak të mosmarrëveshjeve sa i përket gjuhës dhe historisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kane, i magjepsur nga Conte

Story i radhës

Të biesh në dashuri me paratë? Këto 3 shenja horoskopi dinë ta bëjnë mjaft mirë

Të fundit nga