Ahmeti: Nëse Gramoz Vokrri vendos të kandidohet, do të tërhiqem dhe do të jem ushtari i parë i tij

March 14, 2022
1 minut lexim

Arianit Ahmeti ka thënë se me kënaqësinë më të madhe do të mbështesë Gramoz Vokrrin, në garën për pozitën e kryetarit në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Ish-zëvendëssekretari i përgjithshëm i FFK-së gjithashtu tha se Gramozi është vlerë.

“Gramoz Vokrri është vlerë. Familja Vokrri, mbiemri Vokrri ka emër në futbollin e Kosovës. Nëse nuk është Gramoz Vokrri kush do të jetë tjetër? Nëse bindet Gramoz Vokrri, që besoj se ka përkrahje. Ai duhet të bindet. Me kënaqësinë më të madhe, unë i pari do të rreshtohem përkrah tij. Po u them, me kënaqësinë më të madhe, siç isha përkrah babait të tij, legjendës Fadil Vokrri me të cilin kam pasur bashkëpunim të mirë. Me kënaqësinë më të madhe, unë Arianit Ahmeti do të jem ushtari i parë i Gramoz Vokrrit”, tha Ahmeti në emisionin “Sporti Total”.

Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka, sonte zbuloi se Gramoz Vokrri do të jetë kundërkandidat i Agim Ademit.

Zeka gjithashtu tha se Vokrri tani për tani ka 18 nënshkrime, teksa shtoi se edhe ai do ta përkrah atë.

Kështu, duket se “opozita” po shkon drejt bashkimit dhe vendosjes së një kandidati të përbashkët, i cili do t’i përfaqësojë në garën për të parin e FFK-së.

Kryetari aktual i FFK-së, Agim Ademi, ka konfirmuar se do të kandidojë edhe për një mandat tjetër katër vjeçar.

Kujtojmë se Komiteti Ekzekutiv i FFK-së e ka caktuar 6 prillin si datë për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor.

Nga kundërshtarët e Ademit ky vendim po cilësohet si shkelje ligjore dhe statutore. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Publikohen detaje të reja për sëmundjet që Putin mund të ketë – ja si shpjegohen sjelljet dhe fiziku i tij

Story i radhës

Katy Perry fiton gjyqin për të drejtat e autorit të “Dark Horse”

Të fundit nga

ShkoLartë