Ahmeti: BDI ka qenë dhe është çelësi i çdo Qeverie

min lexim

Duke folur për zgjedhjet parlamentare dhe kërkesën e VMRO-së për zgjedhje të parakohshme po edhe “sulmet” që bëhen në drejtim të BDI-së, kreu i integristëve, Ali Ahmeti ka thënë se Bashkimi Demokratik për Integrim ka qenë dhe mbetet çelës I çdo Qeverie, si me VMRO-në po edhe me LSDM-në.

Për sulmet dhe reagimet mbi BDI-në Ahmeti ka thënë se të njëjtën praktikë më herët e ka përdorur LSDM-ja tani edhe VMRO-ja.

“Unë nuk e kam praktikuar në faqen time të nxjerr informacione se çfarë kanë thënë të tjerët por në këtë situatë jam pajtuar që të dalin të gjitha reagimet e një dekade në një kohë kur ne kemi qenë në koalicion me VMRO, njëjtën e bëmë me LSDM, pra BDI ka qenë çelësi dhe e njëjta praktikë përdoret nga VMRO sepse po të hiqet BDI sigurisht që qeveria bie, mirëpo e thash dhe më herët në politikë ka logjikë dhe arsye, nuk veprohet me emocione dhe folklorizëm, ky partneritet nuk është i nderuar mbi teza të veprimit pas shpine, vendimet merren në qeveri, BDI ka paraqitur platformën e vet për bashkëqeverisje por jo edhe vendimet në Reçicë të Vogël, ato vendime janë marrë para se të bëhet koalicioni”, deklaroi Ahmeti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A do të ketë takim liderësh, përgjigjet Ali Ahmeti

Story i radhës

Ali Ahmeti: Pres të zgjidhet çështja me Bullgarinë ashtu siç ndodhi me Greqinë

Të fundit nga