A do të ketë takim liderësh, përgjigjet Ali Ahmeti

Duke folur për takimin e liderëve të cilin e ka kërkuar opozitarja MAqedonase VMRO-DPMNE, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se vendi ndodhet në krizë serioze dhe se duhet të jemi serioz për të krijuar moment më të mirë për tejkalimin e situates.

Ahmeti ka shtuar se institucionet me të gjithë kapacitetet janë të anagazhuar të zgjidhim kontestin me Bullgarinë dhe integrimin e vendit në BE.

“Vendi ka qenë në krizë të thellë në 2015-16 me skandalin e përgjimeve por në këto rrethana kur ne kemi krizë serioze duhet që qasjen ta kemi më serioze për të krijuar momente më të mira për tejkalimin e situatës duke qenë kontribues për një paqe më të fortë dhe ne me të gjithë kapacitetet që kemi jemi anagazhuar që të jemi kontribues në paqëbërje. Ne bëjmë përpjekje të zgjidhim kontestin me Bullgarinë dhe unë do isha dakorduar me Mickoskin sikur të kishte apeluar për një takim të tillë sepse problemi me Bullgarinë na paraqet problem serioz në hapjen e negociatave, jo rastësisht insistojmë dhe kemi punar gati dy dekada që vendi jonë të jetë pjesë e NATO dhe BE. E shohim si të dobishme pasiqë kështu kontribojmë në sigurinë më të madhe, vetëm një krahasim të bëhet sikur në këtë krizë të jashtëzakonshme si do të ishim ne sikur mos ishim pjesë e NATO-s, do kemi zhvillim më të madhe konomik dhe paqe e stabilitet dhe standarde më të fuqishme”, ka theksuar Ahmeti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Covid 19/ Bilanci gjatë tre ditëve të kaluara

Story i radhës

Ahmeti: BDI ka qenë dhe është çelësi i çdo Qeverie

Të fundit nga