ahmeti bdi eshte gati fitoret e ardhshme po vijne 6a08cfce2eba6

Ahmeti: BDI është gati, fitoret e ardhshme po vijnë

May 16, 2026
1 minut lexim
IMG 7204

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, deklaroi se Kuvendi i Gjashtë Zgjedhor i degës së Tetovës sot tregoi organizimin dhe unitetin e partisë. Ai tha se me konstituimin e organeve të degës, BDI-ja dëshmoi gatishmëri për sfidat e ardhshme. Ahmeti vlerësoi gjithashtu angazhimin e brezave të vjetër dhe të rinj brenda partisë.

“Sonte, Tetova foli fuqishëm! Kuvendi i Gjashtë Zgjedhor i degës së Tetovës dëshmoi edhe njëherë se Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca më e organizuar, më e pjekur dhe më e vendosur politike në vend. Me konstituimin e të gjitha organeve të degës, Tetova sonte dha mesazh të qartë: uniteti ynë është i pathyeshëm, vizioni ynë është i qartë dhe rruga jonë drejt fitoreve të reja është e pakthyeshme. Pashë energjinë e brezave që ndërtuan BDI-në ndër vite dhe vendosmërinë e të rinjve që sot marrin përgjegjësi për ta çuar përpara misionin tonë politik e kombëtar. Ky bashkim gjeneratash është garancia më e madhe për sukseset që na presin. Tetova sonte demonstroi seriozitet, dinjitet dhe gatishmëri për sfidat e kohës. Tetova është gati. BDI është gati. Fitoret e ardhshme po vijnë!”, ka shkruar Ahmeti.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

itali makina perplas kembesoret disa te plagosur 6a08c5a54907b
Lajmi i mëparshëm

Itali/ Makina përplas këmbësorët, disa të plagosur

FB IMG 17789644950351
Lajmi i radhës

Osmani: Tabela e AZGJ-së u rikthye pas renovimit, shqipja mbetet e paprekur

Të fundit nga

ShkoLartë