Një makinë me shpejtësi të lartë ka goditur mbi dhjetë këmbësorë në Modena të Italisë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, brenda zonës së trafikut të kufizuar, në qendrën historike të qytetit. Shtatë persona u plagosën, dy në gjendje të rëndë.
Shoferi, i cili u arrestua, është Salim el Koudri. 31-vjeçari, i lindur në Bergamo, jeton në Modena. Sipas mediave italiane, ai kreu këtë sulm ndaj kalimtarëve të pafajshëm “sepse ndihej i bullizuar”.
Pasi makina me të cilën përplasi këmbësorët, agresori u largua në këmbë dhe, ndërsa ikte goditi një kalimtar me thikë. I riu u ndalua nga forcat e rendit, me ndihmën e disa qytetarëve.
Siç shpjegon policia lokale, këtë pasdite, në Via Emilia Centro në Modena, një makinë që ecte me shpejtësi të lartë goditi disa këmbësorë pranë Largo Porta Bologna. Karabinierët, policia, Guardia di Finanza dhe ambulancat mbërritën në vendngjarje. Helikopterë emergjence nga Bolonja dhe Pavullo gjithashtu erdhën në ndihmë. Siç shpjegoi kryebashkiaku, shoferi “u ngjit në trotuar, duke goditur edhe një biçikletë” dhe “pastaj u përplas duke goditur direkt një grua, e cila është e plagosura më rëndë. Ata e panë me një armë në dorë, por ai nuk arriti të godiste askënd. Duket se ai u përpoq të sulmonte dikë”.
Shoferi u ndalua nga disa qytetarë. Katër ose pesë persona e ndoqën dhe ndihmuan në kapjen e agresorit.
Burimi: opinion.al


