Agresioni rus kundër Ukrainës, synim i ngjashëm i Serbisë ndaj Kosovës

min lexim

Me muaj kishte zgjatur stacionimi ushtarak rus në kufirin e Ukrainës. Askush nuk fliste për këtë. Vetëm pasi ishin vendosur mbi 100. 000 ushtarë me armatime luftarake, perëndimi filloi të shqetësohej dhe kërkonte shpjegim.

Putini vazhdonte këngën e tij: në territorin tim jam, dhe aty bëj çfarëdo që dua.  Për t´i mbuluar gjurmët e sulmit, më në fund kishte deklaruar se do zhvillonte ushtrime ushtarake në territorin e vetë.

Pak para se ta fillonte sulmin kishte filmuar kinse tërheqjen e makinerisë luftarake, duke e qetësuar opinionin ndërkombëtar. Lehtësim para furtunës.

Ushtarëve të vet, para sulmit, u kishte shpërndarë uniformat solemne ushtarake, duke iu thënë se në Ukrainë do i prisnin me lule. Me uniformat solemnet të festonin së bashku me vendasit.

Prandaj, nëse nisemi nga rrjedha e ngjarjeve se si rrodhi agresioni rus ndaj Ukrainës, atëherë duhet të kuptojmë ngjashmërinë e sjelljes së Serbisë ndaj Kosovës:

1. Serbia nuk është e interesuar për njohjen reciproke Kosovë – Serbi.

2. Serbia nuk është e interesuar për marrëveshje të reja dhe as për zbatimin e atyre që janë arritur.

3. Serbia gjithnjë ka vazhduar me gjuhë agresive ndaj Kosovës.

4. Serbia ka vazhduar me propagandë militante ndaj Kosovës. (tërheqjen e njohjeve ).

5. Serbia ka formuar struktura paralele në Veriun e Kosovës dhe në rast të përshtatshëm ta arsyetoi agresionin.

6. Serbia si opsion ka punuar në ndarjen e Kosovës, nëse nuk arrin ta pushtoi atë.

7. Serbia e ka lozur rolin e viktimës, duke i akuzuar shqiptarët, sikur ata ta kishin sulmuar Serbinë, e jo që kishte ndodhur e kundërta.

8. Serbia i ka mohuar krimet dhe masakrat duke i fajësuar shqiptarët për falsifikim të fakteve.

9. Serbia e ka shpikur Ballkanin e Hapur, për ta ripushtuar Kosovën me mjete politike.

10. Serbia është kujdesur që ta mbaj gjendjen e sigurisë të tensionuar, duke kërkuar pretekst për agresion.

11. Serbia qëllimisht, politikisht dhe ekonomikisht është mundur që ta izoloj Kosovën.

12. Serbia me presion të vazhdueshëm është përpjekur ta paraqes Kosovën si projekt i  dështuar ndërkombëtar.

13. Serbia është armatosur vazhdimisht nga Rusia dhe Kina, e gatshme për sulm ushtarak.

14. Serbia disa herë i është kërcënuar ushtarakisht Kosovës, duke zbarkuar me ushtri dhe me armatim të rënd deri në kufi.

15. Serbia gjithnjë i ka penguar aksionet shtetërore të Kosovës në Veri, duke i përdorur serbët si vegël në aksione të dhunshme armiqësore.

16. Serbia është vendi i vetëm evropian që e përkrah agresionin e Putinit në Ukrainë.

17. Serbia po ashtu është gjithmonë në gatishmëri që ta sulmoi Kosovën, ashtu sikurse Rusia që e sulmoi Ukrainën, nëse i vjen rasti.

18. Kosova gjithnjë duhet të përforcohet dhe të jetë në gatishmëri ushtarake për ta përballuar sulmin serb, sepse ata janë të paparashikueshëm.

19. Këtë e kanë dëshmuar gjatë historisë si shkaktarë edhe të fillimit të Luftës së Parë Botërore.

20. Serbinë agresore mund ta ndal vetëm forca, sepse ata do të mbeten gjithmonë të paparashikueshëm.

21. Bota nuk shpresonte se Putini do ta sulmonte Ukrainën, po ai e bëri këtë, duke i lënë të gjithë të habitur dhe me gojë hapur.

22. Për t´u mbrojtur nga një agresion serb, Kosova dhe shqiptarët duhet të mendojnë në aleancën kroate dhe shtetin shqiptar, Shqipërinë.

  Ne s’duhet të mendojmë dy herë se a do na sulmoi Serbia, po çështja është si dhe kur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Publikohen pamjet e reja nga shtënat në Illinois, ku u vranë gjashtë persona dhe dhjetëra tjerë u plagosën

Story i radhës

Cilët janë “terroristët” që Turqia po i kërkon nga Suedia dhe Finlanda?

Të fundit nga