Agjencia “Republika” e aranzhuar nga KOK-u: Më së shumti publikime nga gazeta “Bota sot” për ekipin olimpik të Kosovës

May 26, 2022
min lexim

Agjencia e komunikimit “Republika” e aranzhuar nga KOK-ut, e ka zgjedhur gazetën “Bota sot” që ka publikuar më së shumti artikuj për ekipin olimpik të Kosovës.

“Rreth 8.2 milionë euro është vlera e promovimit që i është bërë Kosovës, bazuar në raportin e monitorimit të mediave vendore dhe ndërkombëtare për LO Tokio 2020,

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë monitorimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare të shkruara dhe elektronike, përfshirë këtu rrjetet sociale, për raportimin e tyre për ekipin olimpik të Kosovës gjatë Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Image

Monitorimi, i bërë në shumë gjuhë të huaja, u realizua nga agjencia e komunikimit Republika, ndërsa hulumtimi përfshin periudhën 1 korrik 2021 deri më 31 gusht 2021.

Në monitorim u përdorën fjalët kyçe të ekipit olimpik të Kosovës,  përfshirë edhe trajnerët, drejtuesit e KOK-ut, si dhe emri i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Image

Rezultatet e dala janë mbresëlënëse, falë edhe suksesit të dy medaljeve të arta olimpike të fituara nga Distria

Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilat prijnë për nga numri i publikimeve në mediat ndërkombëtare, ashtu edhe në ato vendore.

Mbi 820 artikuj janë prodhuar për ekipin olimpik të Kosovës vetëm në mediat ndërkombëtare dhe qindra të tjera nga mediat vendore dhe të Evropës Juglindore.

Gjithsej 812 është numri i mediave ndërkombëtare të cilat kanë shkruar për suksesin e KOK-ut, përfshirë mediat e mëdha si: BBC, Forbes, The Guardian, USAToday, Reuters (pesë herë), Olympics (10 herë), Xinhuanet.com, CNN, APNews (shtatë), Bluewin.ch (21) etj.

Në mediat vendore, më së shumti publikime janë bërë nga BotaSot.info, FrontOnline.net, KlanKosova.tv, GazetaExpress.com, lajmi.net, etj, ndërsa top-tre autorët me shkrime dhe kronika janë: Andi Shabani, Haris Ademi dhe Arben Berisha.

Në shtetet e huaja, Kosova më së shumti është promovuar në Brazil, me 153 publikime, Rusi me 144, SHBA me 88 etj.  

“Duke marrë parasysh numrin e publikimeve në të gjitha mediat dhe çmimin mesatar të hapësirës së tyre reklamuese, çmimi mesatar për një publikim të tillë në media prestigjioze ndërkombëtare, ka rezultuar të jetë mesatarisht 10 mijë euro. Kjo shumë shumëzohet me 820+ artikuj të botuar dhe vlera totale e marketingut për LO Tokio 2020 rezulton të jetë mbi 8.2 milionë euro për KOK-un”, thuhet në raportin e Republikas”, shkruan në faqene  Komitetit Olimpik të Kosovës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Bunkerët në Finlandë mund të strehojnë mbi 600.000 njerëz

Story i radhës

Destinacioni Dubai: Pse kriminelët shqiptarë gjejnë strehë të sigurt në Emiratet e Bashkuara Arabe

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë