Agjencia Kibernetike e BE-së: Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë, Portugali dhe Francën jugore, gabim teknik

April 28, 2025
1 minut lexim

Pas ndërprerjes së energjisë elektrike në Spanjë, Portugali dhe Francën jugore, në disa zona ka nisur që të rikthehet energjia.

Sipas Agjencisë së Bashkimit Evropian për Sigurinë e Informacionit (ENISA), hetimet fillestare për shkakun e ndërprerjeve të energjisë elektrike në Spanjë, Portugali dhe Francën jugore kanë treguar se ka pasur një problem teknik dhe jo një sulm kibernetik.

Hetimi deri më tani duket se tregon se është një çështje teknike ose kabllore. Megjithatë po monitorohet nga afër situata dhe jemi në kontakt me autoritetet kompetente në nivel kombëtar dhe komunitar’, tha ai.

Ndërkohë, edhe kryeministri portugez Luis Montenegro deklaroi se nuk ka indikacione për sulm kibernetik.

‘Nuk ka asnjë tregues se ndërprerja e energjisë elektrike që preku kryesisht Spanjën dhe Portugalinë ishte shkaktuar nga një sulm kibernetik’, tha ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Kina sfidon gjigantët e luksit, prodhon makinën që e krahasojnë me Rolls-Royce Cullinan, por me çmim shumë më të lirë

Story i radhës

Donacion nga KFOR-i, përurohet dhoma mike në stacionin policor në Kamenicë

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë