Agim Islami reagon pas deklaratës së Krenar Llogës për rastin “Alfa”

July 14, 2023
1 minut lexim

I dënuari në rastin gjyqësor “Alfa”, Agim Islami ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të ministrit të Drejtësisë, Krenar Llogës të dhënë në “SummerClick” në TV21.

Islami thotë se “dëshmitë dhe funksionarët tregojnë se ai është i pafajshëm”, por “janë bërë 15 vjet që ai qëndron në burg padrejtësisht”.

“Deputetë, ministra, kryeministra thonë se jam i pafajshëm, dëshmitë e vërtetojnë se jam i pafajshëm, kurse unë vazhdoj të qëndroj në burg padrejtësisht që 15 vjet. Drejtësi për Rastin Alfa. 2008/2023… 15 vjet burg pa asnjë faj”, shkroi Islami teksa ka shpërndarë videon me deklaratën e Llogës.

Ndërkaq Lloga u shpreh optimist për rikualifikimin e rastit “Alfa”.

“Ka një ndryshim në aspekt të procedurës, sepse kur kemi folur herën e parë e kemi thënë në emision se kishte ndodhur ekstradimi i një personi tjetër dhe ajo e vonoi gjithë procedurën deri tani dhe lajm i mirë është se kjo procedurë ka arritur në Gjykatën Supreme. Sa më herët që do të arrijë përgjigja nga Gjykata Supreme, lidhur me personin tjetër, jo vetëm me Agim Islamin i hapet rruga që të rihapet çështja përsëri dhe unë shpreh bindjen, bazuar në ekspertizën se ai do të jetë një njeri i lirë”, tha Lloga mes tjerash./TV21

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ronaldo është renditur në Librin e Rekordeve Guinness si sportisti më i paguar

Story i radhës

5 gjërat që bëjnë personat inteligjentë

Të fundit nga

ShkoLartë