afro 18 mije te huaj moren leje qendrimi ne shqiperi 50 e tyre te interesuar per tu punesuar 6ab01d0f9a486

​Afro 18 mijë të huaj morën leje qëndrimi në Shqipëri, 50% e tyre të interesuar për t’u punësuar

September 20, 2026
1 minut lexim

Me arsyen kryesore punësimin, numri i të huajve që janë pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri është rritur ndjeshëm 5-vjeçarin e fundit. Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2025 shënoi rritje prej 43,5 %, krahasuar me vitin 2024, ku shtetasit nga India dhe Filipine përbëjnë 26,6 % të aplikimeve.

Sipas statistikave të INSTAT 65,0 % e të huajve me leje qëndrimi dominohet nga meshkujt, kundrejt 35,0 % femra, ndërsa grupmosha më e përfaqësuar është 30-39 vjeç, grupmoshë e cila përbën 24,5 % të të huajve gjithsej.

Sipas të njëjtave të dhëna punësimi kryeson ndër arsyet kryesore, ndërsa studimet përbëjnë numrin më të ulët në përqindje

Nëse në vitin 2021, rreth 7 mijë të huaj e patën një leje qëndrimi për arsye punësimi, në vitin 2025 numri arriti në 17,724.

Edhe pse kjo rritje e numrit nuk është reflektuar për të gjitha kategoritë me të njëjtën masë një ritëm të ngadaltë rritje ka pasur edhe te bashkimi familjar. Numri u rrit nga 3,602 persona në 2021 në 6,359 në 2025 ose me rreth 77%. Megjithatë, pesha e kësaj kategorie në total ra nga 24.1% në 19.8%, pasi kategoritë e tjera, veçanërisht punësimi, u zgjeruan më shpejt.

Sipas vendit të origjinës për vitin 2025, shtetet me numrin më të madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri, janë Kosova dhe Italia, të cilat zënë përkatësisht 19,5 % dhe 12,6 % të të huajve gjithsej, ndjekur nga India me 9,0 % dhe Filipinet me 7,5 %. Ndër to, rritja më e madhe e të huajve, krahasuar me vitin 2024, është regjistruar në vendet e origjinës si: Filipinet me 136,1 % dhe India me 87,6 %, raporton RTSH.

Këto shifra tregojnë se tregu i punës në Shqipëria dalëngadalë po tërheq mjaft prej të huajve të cilët e shohin jo vetëm si një vend me resurse turistike por edhe ku mund të punësohen.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia pergenjeshtron dezinformatat per ndalimin e qytetareve me flamuj te uck se 6ab01c9329a96
Lajmi i mëparshëm

​Policia përgënjeshtron dezinformatat për ndalimin e qytetarëve me flamuj të UÇK-së

netanyahu urdheron intensifikimin e operacioneve ushtarake ne bregun perendimor 6ab01d716103e
Lajmi i radhës

Netanyahu urdhëron intensifikimin e operacioneve ushtarake në Bregun Perëndimor

Të fundit nga

ShkoLartë