Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, ka reaguar pas shpërthimit që ndodhi në sheshin Taksim në Turqi, ku jetën e kanë humbur 6 persona ndërsa mbi 50 janë lënduar.
“Shpërthimi i sotëm në lagjen Taksim të Stambollit, në rrugën shumë të frekuentuar “Istiklal”, me ç’rast kanë mbetur të vrarë disa persona dhe shumë të tjerë janë plagosur, na ka goditur me dhimbje edhe neve të gjithëve.
Duke u shprehur ngushëllime familjeve të të vdekurve, si dhe shërim të shpejtë të plagosurve, u shpreh ngushëllime Presidentit të Turqisë, z. R.T. Erdoğan, Kryetarit të Kuvendit, z. Mustafa Şentop, si dhe gjithë popullit mik turk”, ka shkruar Gashi.